Mediumi britanik, Daily Star raporton se Jose Mourinho ka përgatitur listën me lojtarët që kërkon të transferojë në këtë verë.

Trajneri portugez kërkon që yë bëjë sensacion në skuadër duke bërë ndryshime të shumta.


Njëri nga lojtarët që Mourinho e kërkon në skuadër është edhe sulmuesi shqiptar i Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

moura mourinho

Gjithmonë sipas mediumit anglez, Muriqi do të ofrohet te Tottenhami për të shtuar konkurrencën në skuadër, pasi Harry Kane me shumë gjasa nuk do të largohet.

Fenerbahce tani kërkon 20 milionë euro, shumë e përballueshme për londinezët.

vedat muriqi takima her turlu katki saglamaya calisiyorum 1583269026561

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 18 ndeshje kampionale këtë edicion. /Telegrafi/

telegrafi sport app