Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka nisur disa akuza në adresë të ish-menaxherit të estradës, Drin Zatriqi përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Twitter.

Ishte Zatriqi ai që pak ditë më parë u shpreh se estrada dhe imediat përdorin ‘lotët e krokodilit’ në lidhje me rastin e dhunimit të 11-vjeçare në Prishtinë.


Ai tha se të njëjtit kanë heshtur në lidhje me një rast të cilin ai tha që është i ngjashëm por kishte të bënte me një kolegë të tyre, duke iu referuar këngëtarit, Butrint Imeri.

Postimi i Drinit në Facebook ka ngjallur reagim nga këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri e cila në një postim në Twitter ka hedhur akuza në drejtim të Zatriqit.

“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja, në postimin të cilin e fshiu më pas.

Screenshot 1 1 Foto: Dafina Zeqiri/Twitter

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drinit, që me disa shkrime të tjera në Facebook tha se e sfidon këngëtaren për këto akuza, teksa i kërkoi që nëse ka dëshmi ato t’i bëjë publike.

“Dafina Zeqiri ma paska qëndisë njeëtweet. As nuk po e kuptoj bile pse… sidoqoftë. E sfidoj për këtë akuze! Më paska thënë “rrahës i femrave”. Unë po e pyes publikisht me na e tregu me emër e mbiemër emrin e vajzës që ajo më paska akuzuar…Ose shihem në gjyq. Hajde duffy, tregona!”, ka shkruar Zatriqi fillimisht.

Në një tjetër postim të cilin gjithashtu e fshiu më pas, Dafina ka vazhduar të drejtoj pyetje ndaj Drinit për arsyet që ai ka ikur nga Kosova dhe çfarë ka bërë në Amerikë, ndërsa e shpreh e gatshme për gjyq.

“Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash”, ka shkruar Zeqiri.

304925485 5362321957217816 1777676464431416933 n Foto: Dafina Zeqiri/Twitter

Ish-menaxheri përveç që tha se me Dafinën do të shihet në gjyq, ai u shpreh se ka shkuar në Amerikë për të njëjtën arsye pse këngëtarja ka ardhur në Kosovë.

/Telegrafi/