LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Serbia nuk mund ta tregojë në detaje planin që ka për Kosovën

Daçiq: Serbia nuk mund ta tregojë në detaje planin që ka për Kosovën

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se ai “nuk mund që në detaje të tregojë se cili është plani serb në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

“Presidenti (Aleksandar) Vuçiq prezantoi parimet mbi të cilat duhet të diskutohet (me Prishtinën), por sapo erdhi ideja për publikun, në një farë mënyre u bllokua dialogu”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Sipas tij, kjo ide do të thotë të gjendet një zgjidhje kompromisi, dhe ka shtuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka shkuar deri në detaje.


“Vendet që e kanë njohur Kosovën interpretojnë se Kosova ka kufijtë e saj, ndërsa qëndrimi ynë publik dhe Kushtetuta thonë se Kosova është pjesë e Serbisë. Në qoftë se ju thoni se ka dy zgjidhje kryesore, njëra se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe tjetra se ajo duhet të ketë shkallën më të lartë të autonomisë në kuadër të Serbisë, do të shihni se asnjëra zgjidhje nuk është e pranueshme për të dyja palët”, ka shtuar kreu i diplomacisë serbe. /Telegrafi/