LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Behgjet Pacolli më është ankuar se ia kam shkatërruar karrierën

Daçiq: Behgjet Pacolli më është ankuar se ia kam shkatërruar karrierën

Ministri i Jashtëm i  Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se me fushatën për tërheqjen e njohjeve  Serbia nuk po punon kundër Kosovës, por se dëshiron ta detyrojë Prishtinën të arrihet te një kompromis. 

“Ata nuk duan kompromis, thonë: na kanë njohur 116 vende. Tani le të shohim se sa i kanë pranuar? Behgjet Pacolli më është ankuar se ia kam shkatërruar karrierën  dhe më pyeti pse po e bëja gjithë këtë lidhur me njohjet. Ne nuk po punojmë kundër Kosovës, por që t’i  detyrojmë  të arrijmë një kompromis”,  tha Daçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq ka thënë se së fundmi ka vizituar vende të  Paqësorit dhe se me shumica prej tyre Serbnia nuk kishte marrëdhënie diplomatike.

“Nuk mund të habitem çfarë bënë këta njerëz para nesh. Nëse nuk kemi marrëdhënie diplomatike, do të thotë që ne nuk kemi kontakte me atë shtet, pra nuk ekzistojmë për atë vend. Ata e njohin Kosovën, nuk na njohin neve. Ne e lejuam atë. Dhe nuk është vetëm në Paqësor gjendje e tillë”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se po punon gjithashtu me anëtarët e UNESCO-s dhe INTERPOL-it, që nuk janë shtet, por që përfaqësojnë territore, e që votuan për hyrjen e Kosovës në ato organizata, që të kalojnë në “anën  serbe”.

I pyetur nëse ishujt Maldive do të tërhiqnin njohjen e Kosovës, Daçiq përkujtoi se në parlamentin e tyre është iniciuar një aferë që Kosova i kishte dhënë dy milion dollarë për njohje, ministrit të jashtëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori