Me mbi 6.5 milionë klientë, Dacia e ka transformuar sektorin automobilistik nga viti 2005 e deri më sot.
Sot shikojmë pas 15 vite histori të suksesit të vërtetë, nga lansimi i Logan-it në Evropë e deri te vetura 100% elektrike, Spring.
Lindja e modelit revolucionar dhe me çmim të përballueshëm
E themeluar në vitin 1966 në Rumani, Dacia, prodhuesi i veturës, gjithmonë është ndërlidhur me Renault: modeli i saj i parë, në dispozicion vetëm në tregun lokal, ka qenë Renault 8, i ri-lansuar si Dacia 1100 dhe i kompletuar me pjesë të prodhuara në Francë.
Në vitin 1999, Groupe Renault e ka përvetësuar prodhuesin rumun me një vizion të qartë: për ta zhvilluar ekspertizën e Dacias. Një objekti mjaft ambicioz atë kohë nga Groupe Renault që u vendos të arrihej duke thyer rregullat.
Për herë të parë në industrinë e automobilizmit, dizajni ishte i kompletuar në një kosto që ishte target duke aplikuar metodën e “dizajnimit për kosto”. Inovativ atë kohë, kjo metodë shndërroi logjikën e dizajnit tradicional që nga kreu: pa bërë kompromis me sigurinë, kurse kosto e optimizimit u bë domosdoshmëri në secilën fazë të dizajnimit të veturave.
Nga fillimi deri në fund, cmimi final i shitjes varej nga secili aspekt teknik. Me këtë strategji, përdorimi i pjesëve të dëshmuara dhe të amortizuara nga Groupe Renault e po ashtu edhe teknologjisë së saj ishte një aset i konsiderueshëm. Nga dizajni deri te konceptimi e më pas edhe prodhimi, ekipet projektuese të Dacias operuan sikurse një biznes fillestar: nga baza me një bugjet të vogël.
Prezantuar në vitin 2004, Logan mbajti të gjitha premtimet e veta: Një hapësirë rekord me paisje esenciale në një cmim të pamposhtshëm furnizues. E revolucionarizoi tregun automobilistik duke e demokratizuar veturën e re. Me një cmim të ri të blerjes krahasuar me atë të një veture të dorës së dytë, ishte aq e suksesshme sa që ishte treguar gjithandej nëpër Evropë nga viti 2005. Dacia u bë shpejt një shembull i një mënyre të re të përdorimit të veturave.
Si një model ikonë, Dacia Logan ende shitet sot me shitjet kumulative nga viti 2004 që kapin një total prej 1.8 milionë veturave të shitura.
Një treshe fituese
Të motivuar nga suksesi i Logan, Dacia e zgjeroi linjën e vet në vitin 2008 me SAnderon dhe versionin SUV, Sandero Stepëay. Duke kombinuar kompaktinë me enterierin plot hapësirë, kjo linjë ishte mjaft e shumëanshme për t’u përballur me scilën sfidë.
Një revolucion i ri filloi në vitin 2010 me lansimin e Dacia Duster. Ky model, tash është një best-seller dhe e ka bërë segmentin SUV tejet më të qasshëm për adhuruesit e SUV.
Duke u qëndruar besnik vlerave që i krijoi vet Dacia – të hapëisrës rekord, thjeshtësisë, kompaktësisë dhe cmimit të pamposhtshëm – të dy modelet e reja janë pa dyshim një sukses komercial.
Sandero (duke përfshirë edhe Sandero Stepëay) është vetura me shitjet më të mëdha private në vitin 2019 me total prej 1.2 milion veturave të shitura që prej lansimit. Që nga viti 2010, 1.6 milionë Dustera janë shitur në total.
Dacia vazhdon të përqafojë nevojat esenciale të konsumatorëve me veturat e thjeshta, kompakte dhe të shumëanshme, pa ndonjë problem. E zgjeroi linjën e vet me Logan MCV në vitin 2007, më pas me Lodgy dhe Dokker në vitin 2012, të tri këta transporterë tashmë të njohur që i përmbushin nevojat transportuese industraile.
Fale entuziazmit të konsumatorëve të vet, brendi gëzon një komunitet aktiv të konsumatorëve. Dacia tashmë është brendi i 5-të më i suksesshëm në kuadër të shitjeve private në Evropë. Wshtë një rrugë e gjatë deri këtu!
Ofrimi i esenciales për të nesërmen
Pritjet e konsumatorëve dhe mënyra se si ne shfrytëzojnë veturat, po ndryshojnë. Dacia është brend modern që dëgjon konsumatorët e vet dhe është në dijeni për sfidat që po paraqiten nga mobiliteti i të ardhems.
Duke u përgjigjur ndaj sfidave ambientalistike, Dacia është i vetmi prodhues që ofroi modele të dyfishta të motorit (naftë/LPG) në gjithë linjën e veturave private.
Duke festuar 10 vjetorin e ekspertizës me Groupe Renault, revolucioni i ardhshëm i Dacias do të përfshijë vetura elektrike me cmim të arsyeshëm. Në mars të vitit 2020, brendi ka zbuluar veturën elektrike Spring, modelin e parë të tërin elektrik.
Për më shumë, do të jetë vetura e parë e qytetit që do të ketë firmën e Dacias. Një vetura pesë dyershe me 4 ulëse dhe me bateri prej 200 kilometra.
Dacia Spring është dëshmi se Dacia po ashtu mund të premtojë mobilitet të qëndrueshëm dhe të qasshëm e të mbetet besnike ndaj vlerave të veta.
Dacia ka ndryshuar lojën në industrinë e veturave për 15 vitet e fundit, por aktiviteti i vet revolucionar është larg prej përfundimit!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!
Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten
Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës
Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten
Gjithnjë e më shumë njerëz në Kaliforni po i lënë bagazhet e tyre hapur, ja pse
Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!
Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës
Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025
Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit