Curry me Golden State nuk kanë të ndalur, mposhtin edhe Minnesotan

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Golden State Warriors arritën të korrin edhe një fitore në luftën për të mbrojtur titullin e kampionit të NBA-s.
'Luftëtarët' triumfuan para shikuesve të vetë në Oracle Arena kundër Minnesota Timbervolwes me rezultat 116:108.
Vetëm çereku i fundit i takoi skuadrës mysafire, gjë që ishte e pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Basketbollisti më efikas në radhët e vendasve ishte Stephen Curry me 38 pikë. Ai u ndihmua nga Klay Thompson që shtoi 26 pikë dhe katër më pak i pati edhe Kevin Durant.
Te 'ujqërit' më i miri në parket ishteKarl-Anthony Towns me 31 pikë gjersa njëzet sosh i shtoi edhe Andrew Wiggins.
Pas kësaj, Warriors kanë bilanc prej 19 fitoreve dhe nëntë humbjesh gjersa për Minnesotan ishte humbja e 14 kampionale kundrejt 13 triumfeve.
Ndryshe, Golden State në takimin e radhës do të takohet me Toronto Raptors ndërsa Timbervolwes do të ballafaqohen me Sacramento Kings. /Telegrafi/ Rezultatet tjera:Indiana 109:101 Washington
Philadelphia 116:102 Detroit
Boston 113:102 New Orleans
Chicago 89:108 Sacramento
Milwaukee 108:92 Cleveland
Oklahoma City 122:113 Utah
Dallas 101:76 Orlando
Denver 105:99 Memphis
L.A.Lakers 108:105 Miami
Phoenix 119:123 L.A. Clippers



















































