Çun Lajçi me poezi prekëse dedikuar tragjedisë që tronditi Shqipërinë

Aktori i mirënjohur Çun Lajçi, ashtu si çdo shqiptar tjetër është zgjuar të martën me lëkundjet e dy tërmeteve në Shqipëri, që u ndjenë në mbarë trevat shquiptare, si dhe lajmin e hidhur për viktimat që shkaktoi.
Mes tragjedisë që ndodhi, por edhe solidaritetit që shqiptarët shprehën ndaj njëri-tjetrit, aktori i mirënjohur nuk i ka kursyer disa vargje për ngjarjen e sotme.
Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një poezi shumë prekëse, me titull "Shqipnisë sime t'luhatun", e cila i dedikohet tragjedisë të së martës.
Kjo është poezi e tij:Shqipnisë sime t'luhatun Kur dridhesh ti Ne s'bajmë gjumë Shqipni Se tutemi po vdes E rrajë jetimash mbesim Të duem edhe kur vërshohesh Ujnash Edhe kur digjesh Zjarresh Edhe kur mallkohesh nesh Kur luhatesh Dridhesh e përkundesh Tërmetesh Si zogj t'futemi n'gji E lutemi Vetëm ti t'mos vdes Ne S'bajmë gjumë kur ti dridhesh Se veç Ty t'kemi Shqipni.
/Telegrafi/


























































