LAJMI I FUNDIT:

Crowdsourcing si mundësi biznesi

Crowdsourcing si mundësi biznesi

Tema e crowdsourcing u diskutua të martën në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) gjatë prezantimit nga Epirot Ludvik Nekaj mbi temën “The Birth of New Social Currencies/Crowdsourcing, Crowdfunding & Open Innovation”.

Crowdsourcing është praktika e angazhimit të “turmave” apo grupeve për një qëllim të përbashkët – në të shumtën e rasteve të inovacionit, zgjedhjes së problemeve apo edhe të efektshmërisë. Për herë të parë në Kosovë, lidhur me këtë çështje, gjatë prezantimit të tij në ICK foli Epirot Ludvik Nekaj, drejtues dhe themelues i “Crowdsourcing Week”.

Nekaj në prezantimin e tij u fokusua mbi Crowdsourcing, Crowfdunding & Open Innovation. Nekaj e paraqiti një histori të shkurtër të crowdsourcing që nga krijimi i internetit e deri në zhvillimin e rrjeteve të ndryshme online, ku ekspertë të fushave të ndryshme i prezantojnë aftësitë dhe përvojat e tyre para klientëve potencialë.

Nekaj theksoi se një ndihmesë e madhe për crowdsourcing është edhe ekzistenca e inovacionit të hapur. “Kompanitë komercializojnë inovacionet e palës së tretë si shtesë ndaj inovacioneve të zhvilluara brenda kompanisë si dhe kujdese për ruajtjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit me furnizues, institucione hulumimi, klientë, etj”, tha Nekaj gjatë prezantimit të tij në Innovation Centre Kosovo.


Ai tregoi se përmes konceptit të tij qindra mijëra njerëz kanë propozuar ide dhe zgjidhje inovative për disa brende globale si P&G, Dell, Starbucks dhe Lego. “Te Lego në momentin kur projekti i merr 10 mijë mbështetës atëherë kjo analizohet nga ekipi Lego Cuusoo dhe më pas LEGO e shpërblen fituesin me 1 për qind të fitimit neto”, shtoi ai. Mes tjerash Nekaj përmendi edhe llojet e platformave të crowdfunding: shpërblimet, donacionet, kapitali, privilegjet, huazimet.
Në prezantimin e Nekajt të pranishëm kanë qenë ekipet nga inkubatori i Innovation Centre Kosovo, përfaqësues të bizneseve të ndryshme të bazuara në teknologji e inovacion si dhee inovacion si dhe nga universieti Universum.

Epirot Ludvik Nekaj është themelues dhe CEO Crowdsourcing Week. Në vitin 2008 ai e themeloi komapninë “Ludvik + Partners” të krijuar 100 për qind sipas modelit të crowdsourcing. Nekaj ka diplomuar në drejtimin e Reklamimit dhe Marketingut Të Fashion Institute of Technology Në qytetin e Nju Jorkut. Për momentin Nekaj jeton në Singapor.

Athene Prosjektledelse, nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), janë themeluesit e ICK-së, kurse Crimson Capital është partner kryesor bashkëpunues. ICK-ja financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme