LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo mbush 37 vjeç: Problemet aktuale dhe objektivat e së ardhmes

Cristiano Ronaldo mbush 37 vjeç: Problemet aktuale dhe objektivat e së ardhmes

Cistiano Ronaldo feston sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 37-të, por me Manchester United që pësoi një humbje në FA Cup ndaj Middlesbrough të premten, ylli portugez nuk mund të jetë në disponimin dhe të festojë.

Kthimi i Ronaldos në Old Trafford u paralajmërua si një lëvizje që mund ta bëjë skuadrën sërish pretendentë për trofe, por skuadra ka rënë në mënyrë të pashpjegueshme nga radari i titullit.

Ajo që kemi parë është një rikthim i Ronaldos në një ligë ku fiziku është atributi kryesor i kërkuar, dhe trupi i tij thjesht nuk po e përballon më detyrën.


Ronaldo nuk është më krijuesi i diferencës, pavarësisht nga numri i golave ​​që ka shënuar këtë sezon, ai nuk është në gjendje të ndihmojë ekipin në mënyrat që shumë priten pas kthimit të tij.

Largimi i Ronaldos dhe transferimi i katër yjeve tjerë mund ta kthejnë Man Utd në pretendentë kryesor për titull sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Largimi i Ronaldos dhe transferimi i katër yjeve tjerë mund ta kthejnë Man Utd në pretendentë kryesor për titull sezonin e ardhshëm

Megjithatë, ka ende një sërë rekordesh individuale të cilat veterani mund t’i thyejë, gjë që e motivon ndjeshëm:

Lista e tij e çmimeve individuale numëron pesë trofe të Topit të Artë, pesë Liga të Kampionëve dhe tituj vendas në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave.

Ronaldos i duhen vetëm tetë gola të tjerë për të arritur në shifrën e 100 golave në Ligën Premier, gjë që do ta bënte atë lojtarin e parë që shënon 100 gola si në Ligën Premier ashtu edhe në La Liga.

Ronaldo i etur për të ditur emrin e trajnerit të ardhshëm të Man Utd
Lexo po ashtu Ronaldo i etur për të ditur emrin e trajnerit të ardhshëm të Man Utd

Lojtari më i vjetër që ka shënuar het-trik në Ligën Premier është Teddy Sheringham në moshën 37 vjeç dhe 146 ditë, kështu që Ronaldo mund të thyejë atë rekord nëse ai qëndron në Old Trafford edhe për një sezon të mëtejshëm.

Unitedi duket një milion milje larg nga fitimi i Ligës së Kampionëve, por nëse për ndonjë mrekulli Ronaldo mund të ndihmojë në udhëheqjen e ekipit drejt një triumfi të papritur në Evropë këtë sezon, ai do të bëhej lojtari i parë ndonjëherë që fiton gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve në formatin aktual të turneut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori