LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 në Kosovë – 2 të vdekur dhe 71 raste të reja brenda 24 orëve

COVID-19 në Kosovë – 2 të vdekur dhe 71 raste të reja brenda 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 2 persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, kurse janë regjistruar 71 raste të reja të infektuarve me këtë virus.

Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,377 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106,914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,225 raste të vdekjes”, njofton IKHSPK.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99,628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,061.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori