Coutinho e dërgon Griezmannin larg Barcelonës - United një mundësi, por paga që kërkon ai është shumë e madhe

237:"BARCELONA , SPAIN - DECEMBER 22: Antoine Griezmann of Atletico de Madrid reacts during the La Liga match between Espanyol and Atletico Madrid at RCDE Stadium on December 22, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images) 12:"Getty Images
Pasi që Philippe Coutinho shkoi te Barcelona, dera për Antoine Griezmann është mbyllur në këtë klub.
Sulmuesi francez që është te Atletico Madridi, kërkohet qe një kohë të gjatë nga Manchester United.
Por Barcelona ishte ajo që ishte futur në mes për 26-vjeçarin.
Sipas ‘Daily Mirror’, francezi vazhdon bisedimet me klubin anglez, por ai kërkon një pagë prej 22 milionë euro.
Tek Atletico Madridi e dinë që ta mbajnë lojtarin është shumë e vështirë.
Klauzolës së tij mbetet 100 milionë euro për klubet që i dëshirojnë shërbimet e tij.
Los Colchoneros mendojnë ta mbajnë dhe do të bëjnë gjithçka.
United mbetet favorit nëse vendos të ndryshojë skuadër lojtari. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































