LAJMI I FUNDIT:

Courteney Cox thotë se ajo dukej ‘vërtet e çuditshme’ pas ndërhyrjeve kozmetike

Courteney Cox thotë se ajo dukej ‘vërtet e çuditshme’ pas ndërhyrjeve kozmetike

Legjenda e “Friends”, Courteney Cox është shumë e sinqertë për procedurat e saj të mëparshme kozmetike – dhe se si ajo tani mezi pret të mbushë 60 vjeç në të ardhmen e afërt.

Aktorja dhe influencuesja e Instagramit e cila ka 12 milionë ndjekës, foli për plakjen gjatë promovimit të serialit të saj të ri televiziv komedi-horror “Shining Vale”.


“Ndihem sikur jam e re. Kam shumë miq në të 30-at dhe nuk e mendoj. Për mua ne jemi në të njëjtën moshë derisa ta studioj atë”, tha ylli 57 vjeçar, për revistën Sunday Times Style.

Dhe kur vjen puna për të mbushur 60 vjeç, Cox bërtiti: “O Zot, është kaq e vështirë ta dëgjosh apo thuash. Nuk mund ta besoj. Nuk ka asgjë të keqe të jesh 60 vjeç, thjesht nuk mund ta besoj. Koha shkon kaq shpejt. Nuk ka dyshim se jam më e bazuar, kam mësuar shumë në jetën time – çfarë të shijoj, çfarë të përpiqem të bëj më shumë dhe nga çfarë të heq dorë”.

Courtney Cox shfaqet plot stil e veshur në të zeza
Lexo po ashtu Courtney Cox shfaqet plot stil e veshur në të zeza

Për fytyrën e saj në zhvillim gjatë viteve, nëna e një fëmije shpjegoi se më në fund po përqafon moshën e saj. “Kishte një kohë kur ti thua: ‘Oh, po ndryshoj. Unë dukem më e vjetër’. Dhe unë u përpoqa ta ndjek rininë për vite të tëra”, vazhdoi aktorja e “Scream”. “Dhe nuk e kuptova se, oh dreq, në fakt po dukem shumë e çuditshme me injeksione dhe duke bërë gjëra në fytyrën time që nuk do t’i bëja kurrë tani”.

Sapo pa që publiku po fliste për pamjen e saj, tha se erdhi një moment kur e kuptoi se duhej “të ndalonte. Kjo është thjesht çmenduri”.

Si e ndihmoi Courteney Cox, Jennifer Aniston?
Lexo po ashtu Si e ndihmoi Courteney Cox, Jennifer Aniston?

Kujtojmë se Cox më parë zbuloi se ajo kishte tretur të gjithë mbushësit e saj për t’u dukur më shumë si ajo. /Telegrafi/