LAJMI I FUNDIT:

Corvette i vjedhur u gjet pas 33 vitesh

Corvette i vjedhur u gjet pas 33 vitesh

Në vitin 1981, George Talley kishte dalë për kafe me miqtë e tij në Detroit. Ai e parkoi veturën e tij Corvette C3, por kur u kthye nuk e gjeti më.

Që atëherë kanë kaluar 33 vjet dhe Talley ishte pajtuar me faktin se asnjëherë nuk do ta gjente më veturën e tij të prodhuar në vitin 1979.


Mirëpo, në muajin e kaluar e thirri policia për ta njoftuar se e kishin gjetur automjetin.

corvette

“U shokova, unë madje kisha harrura për atë Corvette. Jam kënaqur me atë automjet dhe femrat e donin shumë”, ka deklaruar pronari.

Policia e kishte gjetur veturën Chevrolet Corvette në Mississippi në gjendje të mirë dhe ajo kishte të kaluara vetëm 60.000 kilometra.

Kur dëgjuan për këtë ndodhi shefat e General Motors, vendosën ta paguanin transportit e veturës deri në garazhin e 71-vjeçarit, i cili gjatë jetës së tij kishte pasur edhe tri Corvette të tjera. /Telegrafi/