LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, të burgosurit në Kosovë nuk do të lirohen

Coronavirusi, të burgosurit në Kosovë nuk do të lirohen

Në kuadër të luftës që po bëhet kundër COVID-19, shumë shtete në botë vendosën që të lirojnë përkohësisht të burgosurit, në mënyrë që t’i mbrojnë ata nga virusi vdekjeprurës. Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë në Kosovë, pavarësisht thirrjeve  që janë bërë nga organizatat që monitorojnë institucionet korrektuese dhe Ministria e Drejtësisë.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencionit Kundër Korrupsionit ka vlerësuar se në këtë kohë nuk mund të hartohet një ligj për amnisti.


Në përgjigjën që ky komision i ka kthyer ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut thuhet se hartimi i një ligjit për amnisti në këtë kohë është i vështirë, transmeton Telegrafi.

“Komisioni vlerëson se të gjitha masat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë për parandalimin e pandemisë së COVID-19, në Qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit janë në kuadër të obligimeve dhe përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë dhe janë për t’u vlerësuar. Mirëpo duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet vendi për shkak të pandemisë së coronavirusit, si dhe për shkak të rrethanave të reja politike, Komisioni për Legjislacion vlerëson që hartimi i një Ligji për Amnisti apo ndryshim dhe plotësim i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në këtë fazë do të jetë shumë i vështirë, si në aspektin formal ashtu edhe në atë procedural”, thuhet në përgjigjen e komisionit.

Ndryshe, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në letrën drejtuar Komisionit kishte thënë se ka pranuar shumë peticione nga të burgosurit për lirim të përkohshëm, por që nuk kanë të drejtë të bëjnë diçka të tillë, prandaj duhet bashkëpunimi i Kuvendit.

“Duke pasur parasysh shembullin e vendeve të tjera, gjegjësisht veprimet që kanë shtetet e ndryshme që po ballafaqohen më këtë virus dhe me qëllim të mundësisë më të mirë të menaxhimit të situatës dhe mospërhapjes së pandemisë COVID-19, në institucionet korrektuese, me mirëkuptimi ju kërkoj bashkëpunim në këtë drejtim.
Për të ecur tutje, nevojitet bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit, gjegjësisht komisionit tuaj. Përmes bashkëpunimit, do të mund ta gjenim një zgjidhje të përbashkët që do të mund të shtynim bashkërisht sidomos për rastet që kanë dënime të ulëta për vepra më lë lehta, të miturit por edhe vajzat dhe gratë. Duke pasur parasysh rrethanat në të cilat po kalojnë, është obligimi im por po ashtu është edhe i juaji si përfaqësues të qytetarëve që të bashkëpunojmë dhe të gjejmë mënyrën më të mirë për të vepruar”, thuhej në letrën e Haxhiut.

Deri më tani në institucionet korrektuese nuk është infektuar asnjë person me COVID-19, ndërsa Ministria e Drejtësisë ua ka ndaluar vizitat familjare të burgosurve duke ua lejuar atyre komunikimin me telefon. Po ashtu MD ka vendosur të ndalohen përkohësisht vikendet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori