Një lojtar i ri, i cili ka luajtur tashmë për PSG-në, Juventusin dhe tashmë është pjesë e Bayern Munichut, ka probleme kronike me lëndimet.

Kinglsey Coman është më shpeshtë në dhomat e ndërhyrjeve kirurgjike kohët e fundit se sa në terrenet sportive.


E gjithë kjo për faktin e aftësive, shpejtësisë dhe mundimi i muskujve, por ndëhryjeve të kundërshtarëve kanë bërë që lëndimet t'i bëhen virale.

Coman2

Megjithatë, në një intervistë për Telefoot zbulon se tashmë është bërë mjaft dhe se nuk e ka ndërmend që sërish të operohet.

"Unë nuk do të pranojë një operacioni. Çfarë është shumë - është shumë. Ndoshta këmba ime nuk është bërë për futboll. Nëse kjo rezulton e vërtetë, unë do të vazhdoj të jetoj në një jetë mënyrë, larg botës së futbollit", tha francezi.

Ky lajm në Bayern u prit keq. Domethënë, përkundër të gjitha problemeve me lëndimet, bavarezët po investojnë në një të ardhme të pasigurt.

Ndryshe, Coman është parë si zëvendësues ideal i lojtarëve që do të largohen në fund të këtij sezoni - Arjen Robben dhe Franck Ribery. /Telegrafi/

telegrafi sport app