LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: S’ka hapësirë ligjore për ta kontestuar presidentin që ta udhëheqë dialogun

Çollaku: S’ka hapësirë ligjore për ta kontestuar presidentin që ta udhëheqë dialogun

Këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku, ka thënë se temë e takimit të radhës në mes të presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq do të jenë çështjet politike të cilat ndërlidhen me gjetjen e modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizim dhe pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se kjo marrëveshje i hap dyert për integrime euroatlantike, normalizim dhe pajtim në mes dy vendeve.

“Nuk jam matematikan të bëj kalkulime se cili është probabiliteti i arritjes së marrëveshjes së tillë. Nuk funksionojnë kështu negociatat. Në çdo rrethanë jam 100 për qind i bindur se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme prosperuese për të dy shtetet”, ka deklaruar Çollaku.

Ai ka folur edhe për kontestimin që po i bëhet presidentit Thaçi nga opozita për udhëheqjen e dialogut, duke thënë se legjitimiteti i presidentit për ta udhëhequr këtë proces, bazën ligjore e ka fillimisht tek Kushtetuta dhe tek legjitimiteti i Kuvendit të Kosovës i cili e ka zgjedhur atë si president.

Në këtë aspekt, Çollaku ka thënë se nuk ka asnjë hapësirë ligjore për ta kontestuar presidentin në udhëheqjen e dialogut.

“Në anën tjetër, përfaqësimi i Kosovës në këtë proces është krejtësisht i harmonizuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, kryeministrin dhe të gjitha partitë parlamentare që janë të interesuara për t’u përfshirë dhe për ta dhënë kontributin e tyre në të mirë të shtetit tonë”, është shprehur ai.

Çollaku ka vlerësuar se dialogu është procesi më i rëndësishëm për të ardhmen, prandaj në fazën e tij finale duhet të përfshihen të gjithë aktorët kryesorë.

Ai ka thënë se moszbatimi i disa prej marrëveshjeve të arritura nuk mund ta vë në pikëpyetje vazhdimin e procesit të dialogut dhe arritjen e marrëveshjes obliguese për të dyja vendet.

“Prandaj, është absurde të vihen në pikëpyetje dialogu dhe marrëveshja eventuale kur dihet se kjo i shërben paqes dhe stabilitetit tonë shtetëror dhe rajonal”, ka deklaruar Çollaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori