Çokollata 'Raffaello': toptha më të shijshëm për vetëm 15 minuta!

Pasta Raffaello është një ëmbëlsirë e shijshme, e frymëzuar nga pralinat më të famshme të kokosit dhe çokollatës Nevojiten:▪ 5 dl qumësht ▪ 3 pudingë vanilje ▪ 200 g sheqer pluhur ▪ 200 g kokos ▪ 100 g lajthi të bluara ▪ 100 g lajthi të pjekura (të plota) ▪ 50 g çokollatë ▪ 200 g margarinë ▪ kokos për petëzimPërgatitja:
Në 1 dl qumësht tundni pluhurin e pudingut, ndërkaq pjesën tjetër lëreni të vlojë, pastaj zieni pudingun.
Derisa të jetë ende i ngrohtë, shtoni sheqerin pluhur, kokosin, lajthitë e bluara dhe çokollatën e bluar në rende dhe të gjitha bashkoni.
Kur të ftohet, shtoni margarinën e tundur dhe bëni topthat.
Në secilin topth vendosni nga një lajthi dhe rrokullisni në pluhur kokosi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































