LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i Nissan Versa 2023 fillon nga 16,825 dollarë

Çmimi i Nissan Versa 2023 fillon nga 16,825 dollarë

Është publikuar tani çmimi për Nissan Versa 2023, kjo përpara arritjes së kësaj veture në dyqanet e shitësve të veturave në muajin dhjetor. Sedani i ri dhe shumë i përditësuar u prezantua në tetor, me disa përmirësime dhe ndryshime, në mënyrë që ta mbajnë këtë model të freskët në tregun konkurrues.

Modeli bazë Versa S i vitit 2023 me kuti ingranazhesh manuale me 5 shpejtësi kushton 15,141 euro (15,730 dollarë), ndërsa ai i pajisur me Xtronic CVT kushton 16,748 euro (17,400 dollarë).

Në ndërkohë, modeli Versa SV ka një çmim prej 18,308 eurove (19,020 dollarë), dhe top-modeli Versa SR ka një çmim prej 18,982 eurove (19,720 dollarë), raporton motor1, përcjell Telegrafi.


Taksat e aplikueshme, licencat dhe tarifat e destinacionit nuk janë të përfshira në çmimet e përmendura. Tarifat e destinacionit dhe dërgesave kanë një çmim prej 1,054 eurove (1,095 dollarë).

Një përmirësim i madh është bërë në pjesën e jashtme, ku Versa merr një fasci të re të përparme. Grila V-Motion është zgjeruar dhe ridizajnuar, me thekse kromi që dekorojnë skajin e grilës që gjendet poshtë dritave.

Përderisa modeli S nuk ka shumë përmirësime në pjesën e brendshme, në atë model do të ofrohet një paketë e re e quajtuar “S Plus”, duke shtuar edhe lidhjen me Apple CarPlay dhe Android Auto, sediljet e pasme dhe rrotat e aliazhit me dimension 16 inç.

Modeli Versa SV, ka një konzolë të vendosur në mes bashkë me një mbështetëse krahu, një bllok për karikimin e telefonit me teknologjinë wireless, dhe një ngjyrë të re të interierit, Chambray. Modeli SR në anën tjetër ka një ekran me prekje 8,0 inç, kontrollin inteligjent Cruise Control, kontroll automatik të klimës dhe shërbime të lidhjes.

Ajo e cila është si standard në të gjithë gamën e Versa është Frenimi automatik i urgjencës me zbulimin e këmbësorëve, paralajmërimin e largimit nga korsia, frenimin automatik të pasmë dhe asistim me rreze të larta. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Auto
Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Auto
Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Auto
Pavarësisht

Pavarësisht "mbështetjes së Trump", Tesla duket se nuk po sheh ditët më të mira të saj

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Auto
Kalo në kategori