Çmimi i Mbappes është 180 milionë euro, por Reali nga xhepi do të nxjerrë vetëm 72 milionë (Foto)

Real Madridi gjithmonë është njohur si klub që blen lojtarë me çmime astronomike.
Janë Los Blanos ata që mbajnë rekordin e shpenzimeve brenda një afati kalimtar, . 257.4 milionë euro blerje në vitin 2009.
Por, këtë vit gjërat kanë ndryshuar, klubi spanjoll është duke u treguar shumë i mençur në shitjen e lojtarëve.
Ka shituar Alvaro Moratan te Chelsea për 78 milionë euro dhe për një rezervistë kjo është diçka e madhe.
Ashtu si për Danilon te Manchester City për 29.5 milionë euro.
Pra, realisht Reali do të nxjerr nga gjepi vetëm 72 milionë euro për Mbappen nga 180 milionë sa i kërkon Monaco. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































