LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave “futet në alarm” nga tarifat e Trump

Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave “futet në alarm” nga tarifat e Trump

Çmimi i bitcoin ra në nivelin më të ulët që nga fundi i vitit 2024, pasi Presidenti Donald Trump vendosi tarifa agresive tregtare gjatë fundjavës.

Kriptomonedha ra nga 100,000 dollarë në 91,000 dollarë të dielën, përpara se të stabilizohej në rreth 95,000 dollarë të hënën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Çmimi i bitcoin është rritur ndjeshëm që nga zgjedhja e Trump në nëntor, duke “thyer barrierën” e 100,000 dollarëve në fillim të dhjetorit përpara se të arrinte vlerën maksimale prej 108,000 dollarë muajin e kaluar.


Tani, disa po heqin paratë e tyre nga bitcoin pas njoftimit të shtunën se Trump do të prezantonte tarifa 25 për qind për Meksikën dhe Kanadanë dhe 10 për qind për Kinën.

Të tri vendet u zotuan për masa hakmarrëse, duke shkaktuar frikën e një lufte tregtare, e cila do të ndikonte si në të ardhurat ashtu edhe në ekonomitë.

Tarifat e Trumpit - çfarë janë dhe cili është ndikimi i tyre?
Lexo po ashtu Tarifat e Trumpit - çfarë janë dhe cili është ndikimi i tyre?

“Perspektiva e një lufte tregtare të plotë i ka trembur investitorët teksa peshojnë mundësinë e një hakmarrjeje të gjerë nga vendet në pritje të furisë tarifore të Donald Trump”, thotë Russ Mould, drejtor investimesh në AJ Bell.

“Vendet e prekura nuk do ta përballojnë goditjen dhe një skenar i tillë tani po duket i vërtetë. Kjo mund të rezultojë në inflacion më të lartë dhe të ndalojë uljen e mëtejshme të normave të interesit për momentin”.

Kjo ka çuar në një fluturim drejt aseteve më të sigurta, si obligacionet dhe ari, në kurriz të aseteve më të rrezikshme si bitcoin dhe kriptomonedha të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave

Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump

Botë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Kapetanoviq në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal po forcon Ballkanin dhe dërgon mesazhin e solidaritetit ekonomik

Kapetanoviq në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal po forcon Ballkanin dhe dërgon mesazhin e solidaritetit ekonomik

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori