Çmimet e banesave në Maqedoni pritet të stagnojnë dhe nuk pritet të zvogëlohen. Njëherësh banesat u shtrenjtuan edhe në rajon dhe Evropë. Edhe të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë tregojnë për shtrenjtimin e banesave në periudhën e kaluar. Sivjet, çmimet janë rritur me 18.8 për qind në tremujorin e parë në nivel vjetor.
Në tremujorin e parë të vitit 202 , çmimet janë rritur me 12.4 për qind në nivel vjetor, pasuar nga shtrenjtimi me 16.6 për qind në tremujorin e dytë, 21.2 për qind në tremujorin e tretë dhe 20.6 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Trendet e kreditimit në muajin prill tregojnë një ngadalësim të huamarrjes për blerjen e banesave që pritet të shikohet se si do të zhvillohet në muajt në vijim.
Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se kreditë e miratuara banesore për qytetarët shënojnë rritje prej 0.5 për qind në muajin prill dhe rritje prej 11.2 për qind në nivel vjetor.
Rënien kreditore në raport me një vit më parë e tregon përgjysmimi i kredive nga një për qind në prillin të vitit t ë kaluar në 0.5 për qind në prillin e këtij viti, si dhe rënia e kredive banesore në nivel vjetor nga 15.4 për qind në 11.2 për qind në muajin prill të këtij viti.
Ndërtimtarët nuk presim që kostoja banesore të arrijë në atë para krizës së pandemisë, por pritshmëritë janë që çmimet të stabilizohen me 20–25 për qind më të lartë se përpara krizës së Covid. “Për shkak të çmimeve jo konstante të repromaterialeve, nuk kemi një çmim që mund të themi se vlen për zona të caktuara, por jemi dëshmitarë të një game të gjerë çmimesh që lëvizin në zona të caktuara me një diferencë prej 300 deri në 400 euro për metër katror”, thotë Andreja Serafimovski, nga Oda e ndërtimtarisë.
Vlerësohet se nuk do të ketë ulje të çmimeve të banesave. Edhe pse ka rënie të çmimeve të materialeve të ndërtimit, megjithatë kostoja e fuqisë punëtore është në rritje dhe vështirë po gjenden fuqi punëtore. Gjithashtu në stabilizimin e çmimit pritet të ndikojë barazimi eventual i raportit ofertë dhe kërkesë si dhe stabilizimi i çmimit të materialeve ndërtimore. Njëherësh nuk ka të ndalur shitblerja e banesave në vend, përkundër faktit se çmimi i tyre po arrin majat historike. Faktin se edhe pas krizës së shkaktuar nga pandemia, qytetarët nuk po rendin së kërkuari për të blerë banesa e konfirmojnë edhe të dhënat nga kadastra, ku regjistrohen të gjitha transaksionet e pasurive të paluajtshme.
Sipas të dhënave nga Regjistri i Çmimeve dhe Qirave, të cilin e mban Agjencia për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme, në vitin 2022 janë regjistruar 224.229 marrëveshje të lidhura për shitblerje, që është rreth 5.500 më shumë se në vitin 2020. Gjithashtu vitin e kaluar në pasuri të paluajtshme janë investuar mbi 900 milionë euro, që është 221 milionë më shumë se në vitin paraprak.
Njohësit e kësaj problematike thonë se shtrenjtimi i banesave sidomos në Shkup me afër 25 për qind, vjen edhe si rrjedhojë e kërkesës së madhe, si dhe çmimeve që i ofrojnë pronarët e parcelave për ndërtim. Gjithashtu për shkak se vlera e parasë po bie, qytetarët po blejnë apartamente sepse mendojnë se ai është një investim i sigurt. Në të njëjtën kohë, ekziston kërkesa e madhe për dhënien e banesave me qira, ku nuk mund të përfitoni aq shumë, ndërsa edhe njerëzit nga jashtë Shkupit janë blerësit kryesor të apartamente në kryeqendrën e vendit. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!