LAJMI I FUNDIT:

Çmime sipas “oreksit” të pushtetit!

Çmime sipas “oreksit” të pushtetit!

Paqëndrueshmëria e numrit të çmimeve kombëtare për letërsinë vazhdon. Pasi ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i reduktoi në dy nga dhjetë që jepeshin, ministrja aktuale Elva Margariti e çon numrin në gjashtë, duke e ndarë atë në gjininë e romanit, tregimit, poezisë, eseistikës, përkthimit dhe letërsisë më të mirë për fëmijë dhe të rinj.

Ndryshimi i numrit sipas idesë të secilit ministër, për studiuesit e letërsisë dhe botuesit e zbeh rëndësinë e një çmimi kombëtar.

Në këtë proces zbehje ndikon edhe e dhëna që krijimtaria artistike vlerësohet nga pushteti, një praktikë që nuk e gjen, të paktën në Evropë, me përjashtim të Spanjës.


Fakti është që me gjithë debatin që do të shoqërojë çmimet kombëtare të letërsisë për kriteret e përzgjedhjes se veprave fituese, përbërjen e jurisë dhe dhënien e tij nga pushteti i kohës, ato do të ndahen më 20 Janar, me një vlerë prej 300 mijë lekësh për secilin. Ceremonia do të bëhej në fund të 2019, por që u shty në kohë për shkak të tërmetit. /VP/

Në trend Kultura

Më shumë
Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!

Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!

Kulture
ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!

Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!

Libri
GJERMANIA

GJERMANIA

Poezi
GJEGJËSITË

GJEGJËSITË

Poezi
QYTETI IM I GËRMADHAVE

QYTETI IM I GËRMADHAVE

Poezi
Kalo në kategori