LAJMI I FUNDIT:

Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka “frikësuar” edhe Real Madridin

Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka “frikësuar” edhe Real Madridin

Phil Foden ka qenë ndër figurat më kryesore të Manchester City gjatë sezonit të fundit dhe performancat e tij të shkëlqyera kanë sjellë që ai të nderohet me titullin “Lojtari i Sezonit” në Ligën Premier .

Foden ka dhënë një kontribut vendimtar në suksesin e skuadrës, me 57 ndeshje të zhvilluara, 27 gola të realizuar dhe 12 asiste të dhëna, duke treguar se është një talente tepër i rëndësishëm për klubin.

Me këto paraqitje impresive, drejtorët e Citizens kanë filluar të planifikojnë rinovimin e kontratës së tij, në mënyrë që të mbajnë 24-vjeçarin larg vëmendjes së klubeve të tjera evropiane.


Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Edhe pse kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027, Manchester City dhe Foden mund të zgjasin marrëveshjen e tyre për të punuar së bashku edhe deri në vitin 2030 nëse bien dakord të vazhdojnë bashkëpunimin.

Raportimet nga The Sun sugjerojnë se nëse Foden nënshkruan këtë kontratë të re, do të bëhet lojtari britanik me pagën më të lartë në histori – duke kaluar nga rroga e tij aktuale prej 230,000 eurosh në javë në një shifër të jashtëzakonshme prej 400,000 në javë.

Real Madridi thuhet se po e mbanë një vëzhgim nga afër të situatës, pasi e sheh Fodenin si një lojtar që mund të mbështet për shumë vite në të, mirëpo nëse arrihet marrëveshja mes lojtarit dhe Cityt, atëherë përfundon gjithçka në këtë pistë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori