LAJMI I FUNDIT:

Çmenduria e Juventusit: Largon tre lojtarë për afrimin e Mason Mount

Çmenduria e Juventusit: Largon tre lojtarë për afrimin e Mason Mount

Juventus thuhet se është i interesuar të transferojë tre lojtarë në afatin kalimtar të verës së ardhshme, për t’u rikthyer sërish në majat e futbollit italian.

Njëri ndër lojtarët që është në radarin e tyre, është edhe Mason Mount që aktualisht ka vetëm 18 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij me Chelsean, dhe së fundmi nxiti spekulimet në lidhje me një largim të mundshëm pasi refuzoi një zgjatje të kontratës 230,000 euro në javë me klubin.

Sipas një raportim nga Calciomercatoweb, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është një admirues i mesfushorit anglez dhe është i përgatitur të largojë lojtarë në mënyrë që të bëjë një ofertë për lojtarin financiarisht të qëndrueshëm gjatë verës.


Raportimi pretendon se klubi do të zgjedhë të mos e bëjë të përhershme marrëveshjen e huazimit për yllin e PSG-së, Leandro Paredes, me 28-vjeçarin që po përpiqet të gjejë një hapësirë ​​në njëmbëdhjetëshen kryesore të Allegrit.

Mesfushori amerikan Weston McKennie gjithashtu mund të largohet nga Allianz Stadium, me fondet e mbledhura nga një shitje e mundshme e ish-yllit të Schalke duke lejuar një lëvizje për Mount.

Lojtari i fundit i përmendur në raportim është Adrien Rabiot, i cili kohët e fundit luajti në triumfin e Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori