LAJMI I FUNDIT:

Çmenduri e madhe në finalen e Copa Libertadores, Botafogo shënoi tre gola me një lojtar më pak për trofeun e parë në histori

Çmenduri e madhe në finalen e Copa Libertadores, Botafogo shënoi tre gola me një lojtar më pak për trofeun e parë në histori

Është zhvilluar një tjetër finale e Copa Libertadores dhe sërish fituesi ishte nga Brazili, pasi nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me dy skuadra braziliane që luanin në finale.

Botafogo ka triumfuar në finalen e madhe të zhvilluar në Estadio Monumental në Beunos Aires me rezultat 3-1 ndaj Atletico Mineiro.

Ndeshja nuk mund të kishte nisur në mënyrë më të çmendur. Në sekondën e 30-të, Botafogo që ishte favorit në letër mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Gregore u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit.


Përkundër se gjatë gjithë ndeshjes me një futbollist më pak, Botafogo dominoi në finalen e madhe të Copa Libertadores.

Fillimisht në minutën e 35-të Luiz Henrique kaloi në epërsi Botafogon dhe shtatë minuta më vonë i njëjti lojtar fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Alex Telles për 2-0.

Atletico Mineiro e filloi në mënyrë fantastike pjesën e dytë kur në minutën e 47-të shënuan për ta ngushtuar epërsinë në 1-2.

E gjithë skuadra shkoi në sulm për ta kërkuar golin e barazimit i cili nuk erdhi kurrë dhe Botafogo realizoi edhe golin e tretë në minutën e 90+7 me anë të Junior Santos.

Ky ishte trofeu i parë në Copa Libertadores për Botafogon dhe vazhdoi dominimi i skuadrave braziliane në këtë garë.

Në gjashtë vitet e fundit në Copa Libertadores kanë triumfuar skuadrat braziliane si Palmeiras dhe Flamengo nga dy herë si dhe Fluminense së fundmi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori