Poezi nga: Yehuda Amichai Përktheu: Roland Gjoza

Ata prenë
kofshët e tua rreth ijeve të mia
me sa kuptoj
ata të gjithë janë kirurgë. Të gjithë.


Ata na ndanë
nga njëri-tjetri
me sa kuptoj
ata të gjithë janë inxhinierë. Të gjithë.

Ç’mëkat, ne ishim kaq të bukur
një shpikje hyjnore
një aeroplan i krijuar nga një burrë dhe një grua
me krahë dhe me gjithçka.

Ne u ngritëm pak mbi tokë
dhe fluturuam pak