Cllevio vazhdon të ndodhet prapa grilave, nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram thuhet se po keqtrajtohet gjatë paraburgimit në Fier
Reperi Cllevio është kthyer në një nga personazhet më të komentuar gjatë kësaj kohe për shkak të përleshjes që pati me Rigels Rajkun - Noizyn.
I njëjti është arrestuar këtë javë pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’.
Së fundmi, në profilin zyrtar të Instagramit të Kleviol Ahmetit (emri i vërtetë) është publikuar një reagim duke thënë se po keqtrajtohet në paraburgimin në Fier.

Ai tutje thuhet se është në grevë urie për katër ditë si dhe mes tjerash nuk i jepet mjekim.
Postimi i plotë i publikuar ditën e sotme (e shtunë) në Instagramin e Cllevios:
“Me urdhër të Arjan Hasanit, Fatos Likës dhe shefit të regjimit Mato, Kleviol Ahmetaj po keqtrajtohet në paraburgimin e Fierit. I burgosuri është me të vjella. Në grev urie për rreth katër ditë dhe nuk i jepet mjekim. Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut. Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabel. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ai ndodhet. Nuk i jepet mundësia të ankohet në asnjë institucion. SH.K.B. Ministria e Drejtësisë Gjykata e Krimeve të Rënda Duhet të ndërhyjnë në lidhje me këtë çështje”. /Telegrafi/







































