Clippers triumfojnë me rezultat të thellë ndaj Grizzlies, fitore merr edhe Cleveland Cavaliers

Ka përfunduar edhe një xhiro në NBA, derisa kishte shumë befasi në rezultate.
Los Angeles Clippers janë marrë një fitore të thellë 124-97 ndaj Memphis Grizzlies, duke i dominuar pothuajse të gjithë çerekët.
Çereku i parë përfundoi me epërsi për Clippers 40-14, derisa në të dytin diferenca ishte më e ngushtë 26-23.
Pjesa e dytë ishte më interesante edhe pse diferenca ishte më e lartë në pikë. Çerekun e tretë e fituan Grizzlies me 29-24, mirëpo vendasit u rikthyen për të fituar të fundit me 34-31, vetëm tri pikë dallim.
Fitore në këtë xhiro ka marrë edhe Cleveldan Cavaliers, që ka mposhtur Miami Heat me rezultat 125-119.
Rezultat e të gjitha ndeshjeve në NBA:
Philadelphia 76 ers 129-112 Atlanta Hawks
Washington Wizards 134-137 Milwaukee Bucks
Brooklyn Nets 113-115 Orlando Magic
Huston Rockets 123-112 New York Knicks
Dallas Mavericks 139-123 Minnesota Timberwolves
Utah Jazz 111-131 Phoenix Suns. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































