Ne shpesh dëgjojmë për elektrolitet, por çfarë saktësisht janë ato dhe si ndikojnë në shëndetin tonë?
Elektrolitet janë minerale të cilat lidhen me lëngjet e trupit, ato aktivizojnë impulset elektrike. Këtu përfshihen natriumi, kaliumi, kalciumi, bikarbonati dhe magnezi, mes mineraleve të tjera. Këto minerale mbajnë një ngarkesë të vogël elektrike në një mjedis të lëngshëm, transmeton Telegrafi.
Trupi jonë ka nevojë për elektrolite për të funksionuar. Në thelb, elektrolitet i mbajnë qelizat, indet dhe lëngjet tona aktive dhe të afta për të komunikuar brenda trupit tonë. Ato ndihmojnë rrahjet tona të zemrës dhe relaksimin, lëvizjen e muskujve dhe i lejojnë nervat të kryejnë transmetimin e impulseve.
Kur mund të kemi mungesë në trup? Zakonisht elektrolitet i humbim përmes djersës. Prandaj, kjo është arsyeja pse atletët shpesh marrin suplemente.
Veshkat kanë tendencë t’i filtrojnë ato, por kjo shumë pak mund të ndikojë në shëndetin tonë.
Përveç atletëve, njerëzit e moshuar janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj mungesës së elektroliteve. Njerëzit me sëmundje të veshkave, diabet dhe dështim të zemrës gjithashtu duhet të shikojnë për mangësi.
Megjithëse dehidrimi i shkaktuar nga aktivitetet tona të verës është i theksuar, ne mund të kemi mungesë në çdo kohë të vitit.
Disa nga elektrolitet kryesorë janë:
Natriumi: natriumi kontrollon përmbajtjen e ujit në trupin tonë. Gjendet kryesisht në gjakun tonë, plazmën dhe lëngun limfatik. Ai mban një ambient të ekuilibruar jashtë qelizave tona, ndërsa kaliumi ndihmon në rregullimin e mjedisit brenda qelizave. Natriumi dhe kaliumi duhet të jenë në sinkronizim për t’u balancuar dhe për të mbajtur një trup të shëndetshëm funksional.
Bikarbonati: Kryesor për tretje, bikarbonat ndihmon trupin të mbajë një pH të ekuilibruar.
Bikarbonat vepron si një rregullator nëse trupi bëhet shumë acidik (për shembull acidi laktik ngritet pas një stërvitjeje) ose nëse bëhet shumë bazik, nga mungesa e acidit. Një pH e balancuar është e nevojshme për trupin tonë që të funksionojë siç duhet.
Kaliumi: Përderisa natriumi funksionon jashtë qelizave, kaliumi ndihmon në mbajtjen e pjesëve që funksionojnë brenda qelizave. Ai luan një rol kyç në ndihmën që qelizat tona thithin ujin.
Është gjithashtu thelbësore për funksionimin e muskujve dhe zemrës dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e presionit të gjakut. Ne humbim kaliumin dhe natriumi përmes djersës.
Kalciumi: Kalciumi është me pjesëmarrjen më të lartë nga elektrolitet në trupin tonë. Ndihmon në funksionimin e muskujve dhe nervave, si dhe mpiksjen e gjakut. Nëse ka shumë pak kalcium në gjakun tonë, atëherë trupi ynë do të nxjerrë kalcium nga kockat tona. Kjo mund të çojë në osteoporozën nëse nuk i kushtojmë vëmendje.
Magnezi: Ky mineral është kritik për funksionin nervor, zhvillimin e muskujve, rregullimin e sheqerit në gjak dhe mirëmbajtjen e presionit të gjakut. Dhimbjet e muskujve shpesh shkaktohen nga mungesa e magnezit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët