LAJMI I FUNDIT:

CJ McCollum me kontratën e re te Portlandi, do të fitojë 100 milionë dollarë për tri sezone

CJ McCollum me kontratën e re te Portlandi, do të fitojë 100 milionë dollarë për tri sezone

Basketbollisti amerikan, CJ McCollum dhe Portland Trail Blazers kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen mes tyre edhe tri sezone të tjera të NBA-s.

Zgjatja e kontratës, e cila fillon me sezonin 2020/21, do t’i sjellë basketbollistit të ardhura 100 milionë dollarë.

Sezonin e kaluar, 27-vjeçari ishte lojtar kryesor i Portlandit në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore kundër Denver Nuggets, kur shënoi 37 pikë në ndeshjen e shtatë vendimtare dhe e dërgoi Trail Blazers në finalen e konferencës.


Trail Blazers humbi kundër Golden State Warriors në finalen e konferencës dhe do të përpiqet sërish të futet në luftë për titull me ndihmën e McCollumit dhe Damian Lillard në sezonin e ri.

Kujtojmë se Lillard zgjati kontratën për katër sezone, ku do të arkëtojë 196 milionë dollarë.

Ndryshe, sezoni i ri i basketbollit amerikan do të startojë gjatë muajit shtator dhe pritet të përfundojë në muajin prill të 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori