Manchester City po tregohet i pandalshëm në takimin ndaj Watfordit për javën e gjashtë në Ligën Premier.

Qytetarët e kanë vulosur fatin e takimit ndaj Watfordit pa nisur mirë ndeshja.


Djelmoshat e Pep Guardiolas kanë arritur t'i shënojnë plot pesë gola për 18 minuta mysafirëve londinez.

https://twitter.com/ZWODDE_/status/1175411978103246850

Goli i parë i ndeshjes erdhi pa u mbushur mirë një minutë me David Silvan, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kevin De Bruyne.

https://twitter.com/gooldnyasi1/status/1175412347223101440

Për epërsinë 2-0 u përkujdes sulmuesi Sergio Aguero (6''), ndërsa për 3-0 shënoi Riyad Mahrez (12').

Në minutën e 15-të City shënoi për 4-0 me anë të Bernardo Silvas, ndërsa për 5-0 shënoi Nicolas Otamendi (18') nga afërsia. /Telegrafi/

https://twitter.com/DZFootball_en/status/1175413168358744066

telegrafi sport app