Cirroza e mëlçisë paraqet njërën nga sëmundjet më serioze e cila prek këtë organ dhe karakterizohet me ndryshimin e strukturës dhe funksioneve të mëlçisë.
Qelizat normale zëvendësohen nga inde cikatrizues. Veç tyre paraqiten edhe nyje regjeneruese të qelizave hepatike të cilat nuk funksionojnë mirë. Këto ndryshime në strukturën normale të mëlçisë përcillen me pasoja në qarkullimin e gjakut në brendësi të mëlçisë.
Cirrozën hepatite shkaktohet nga faktorë dhe gjendje të ndryshme shëndetësore, mirëpo pasojat në të shumtën e rasteve janë të ngjashme. Si shkaktarë kryesorë në studimet më të reja konsiderohen hepatitet kronike. Këtu duhet përmendur se një formë e veçantë e cirrozës është ajo biliare, ku ndryshimet ndodhin në rrugët biliare intrahepatike.
Një tjetër formë e cirrozës që ka një shakatar të veçantë, është cirroza alkoolike, e cila është si pasojë e konsumimit kronik të alkoolit. Në rastet të rralla shkaktarë mund të jenë ndryshimet e lindura të metabolizmit të hekurit, etj. Pamjaftueshmëria e gjatë e zemrës apo dëmtimet e rrugëve biliare mund të ndikojë në shfaqjen e formave të cirrozës, që mbajnë emrat përkatës.
Komplikimet te cirroza e mëlçisë janë të karakterit të rëndë. Së pari vjen deri të insuficienca e qelizave të mëlçisë duke zvogëluar kështu funksionet e këtyre qelizave. Po ashtu shfaqet hipertensionit portal që është rritja e presionit në venën porta që pasohet me shfaqjen e variceve të ezofagut, stomakut dhe gastropatisë hipertensive. Pastaj ndodhin çrregullime hemodinamike me takikardi dhe hipotension arterial, asit (i cili vjen si pasojë e hipertensionit arterial), hemoragji digjestive që mund të vijë nga çarja e variçeve të ezofagut dhe nga ulcera gastrike ose duodenale. Po ashtu mund të sjellë encefalopati hepatike që karakterizohet nga stade të ndryshme të çrregullimeve neurologjike, transmeton Telegrafi.
Diagnostikimi te cirroza shpesh vendoset rastësisht duke vlerësuar analizat laboratorike ose nëse shfaqet ndonjë komplikim, pasi që zakonisht si simptomë i vetëm te kjo sëmundje paraqitet vetëm lodhja, shkruan Telegrafi. Megjithatë shfaqja e simptomave ka edhe një karakteristikë individuale, pasi disa sosh paraqitet humbje oreksi, ikter, skuqje në nivel të pëllëmbëve të duarve, zmadhim të paratiroides, etj. Në disa raste mund të shfaqet vjellja e gjakut si rezultat i çarjes së variceve të ezofagut apo lukthit, etj.
Te analizat laboratorike vihet re një rritje e enzimave hepatike (transaminazat, fosfataza alkaline, gammaglutamiltransferasa). Gastroskopia mund të tregojë praninë e variceve të ezofagut, por në të shumtën e rasteve ato paraqiten vonë. Në disa raste një biopsi e vetme mund ta vendosë diagnozën e cirrozës, me ç’rast mund të vërehet fibroza e avancuar dhe regjenerimi i nodujve.
Mjekimi i cirrozës hepatike në të shumtën e rasteve është simptomatik, por mund të bllokojë apo të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes, sidomos nëse dihet shkaktari. Duke pasur parasysh se njëri nga shkaktarët e cirrozës është alkooli, kusht në të gjitha rastet me cirrozë është eliminimi kategorik i konsumimit të alkoolit alkooli.
Terapia antivirale mund të përdoret kur shkaktar të sëmundjes janë viruset, si në rastin e hepatitit kronik B apo në hepatitin kronik C. Në këtë të fundit terapia mund të ul inflamacionin, fibrozën dhe të zvogëlojë mundësin ë e zhvillim të një tumori në mëlçi i cili mund të jetë pasojë e cirrozës hepatite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?