CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor - bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€

CineStar Megaplex feston ditëlindjen e parë gjatë fundjavës, 1 dhe 2 Qershor! Kinemaja më e madhe dhe më moderne në Kosovë, në Prishtina Mall, ju fton të bashkoheni në festë dhe të përfitoni nga mundësitë fenomenale si: bileta vetëm 1.90€, balona për fëmijë, maskota dhe facepainting dhe të argëtoheni me atraksionet më të mëdha: T-Rex DinoStar 17m i gjatë dhe CineBot 5m!
Shijoni ofertën më të madhe të filmave në Kosovë, ndër të cilët janë hitet më të fundit si Furiosa: A Mad Max Saga, Argonuts, përralla familjare IF, por edhe filma të tjerë si The Strangers: Chapter 1, Challengers, Noah's Ark, Civil War, Monkey Man , Godzilla vs Kong: The New Empire, Dune: Part Two janë vetëm disa nga pothuajse 100 shfaqje gjatë fundjavës!
Të gjithë vetëm për 1.90€ (Shtesat për 4DX, ScreenX, Ultimate by Dolby Atmos, dhe blerjet online, kanë tarifë shtesë).
Tregojuni të dashurve tuaj dhe kënaquni me magjinë e ekranit të madh!

Eksperienca e kinemasë është bërë e veçantë nga formatet ekskluzive premium në CineStar si ScreenX, 4DX, Ultimate by Dolby Atmos, Gold Class, Kids salla, Gaming Salla dhe shërbime të tilla si Festimi i Ditëlindjes, Nata e Bachelorette, Shfaqjet Private, ku të gjitha sjellin freski të vërtetë në treg në termat e gjithçkaje nga ajo që mund të përjetoni në kinema.
Nëse rastësisht nuk e keni vizituar ende, kjo është një mundësi fantastike! Disa nga vizitorët do të largohen nga shfaqjet me dhurata sepse CineStar ka siguruar deri në 100 dhurata për më fatlumët gjatë fundjavës së ditëlindjes.
Blini biletat në arkat e kinemasë, përmes aplikacionit CineStar Cinemas Kosovo ose online në cinestarcinemas-ks.eu


















































