Nga data 18 deri më 24 Shtator, për herë të parë në Kosovë, Cineplexx ofron mundësinë unike për tëparë një nga filmat më të mëdhenj të dekadës, masterpiece-in e Christopher Nolan - INTERSTELLAR- në formatin më spektakolar të kinemasë: IMAX.

Ky event është një rast i papërsëritshëm për adhuruesit e kinemasë që të përjetojnë filmin epik me intensitetin e plotë që ofron vetëm teknologjia IMAX: ekran gjigant, rezolucion i jashtëzakonshëm dhe tingull që të zhyt në udhëtim përtej hapësirës dhe kohës.


“Interstellar”, fitues i çmimeve prestigjioze dhe një ndër filmat më të dashur në historinë e kinemasë moderne, rikthehet për një javë të vetme, duke e bërë këtë premierë në IMAX një eksperiencë qëasnjë fans i kinemasë nuk duhet ta humbasë.

Biletat janë të kufizuara dhe kërkesa pritet të jetë shumë e lartë.

Rezervoni tani për të mos humbur këtë event historik: 18-24 Shtator, vetëm në IMAX Cineplexx Kosovë.