LAJMI I FUNDIT:

Cili model i flokëve bob është ideal për formën e fytyrës sate? Truqet me të cilat nuk ka shans të gaboni

Cili model i flokëve bob është ideal për formën e fytyrës sate? Truqet me të cilat nuk ka shans të gaboni

Modeli i flokëve bob kurrë nuk del nga moda!

Reklama

Sivjet, janë shfaqur aq shumë variante, duke filluar nga bobi blunt, bobi parisien dhe deri te versionet e reja shaggy.

Gjithashtu, është lozur edhe me gjatësitë, dhe kështu njësoj ishin të kërkuara edhe variantet e lobit, por edhe profilet e larta, transmeton Telegrafi.

Fakti është se ajo që duket bukur në një fytyrë ovale nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ketë të njëjtin efekt në një fytyrë katrore dhe anasjelltas, dhe ne ju sjellim një udhëzues të shkurtër se si të gjeni modelin ideal të flokëve në mënyrën më të lehtë që do ju bën edhe trendy edhe të lumtur.

Fytyra e rrumbullakët

Te kjo formë e fytyrës më e rëndësishmja është që të shmangni prerjet “ekstreme”. Gjithashtu, këshillohet që xhufkat të jenë më të gjata, ndërsa variantet me balluke të shkurtra shmangni.

Këto janë disa propozime:

Bobi i gjatë (lob)

Lobi i prerë rrafsh

Lobi me tallaze

Fytyra ovale

Fytyra ovale është femërore, me vija të rrumbullakëta, mirëpo, disa modele flokësh mund t’ju bëjnë të dukeni më të plota seç jeni vërtet. Prandaj besohet në variantet e shkallëzuara të bobit të cilat do ta rrumbullakojnë, por jo edhe ta fshehin.

Shikoni sugjerimet për këtë formë të fytyrës:

Bobi deri te linja e mjekrës

Bobi me balluke

Bobi me tallaze me balluke

Fytyra katrore

Lajm i mirë është që pothuajse çdo variant të bobit mund t’ia përshtatni formës katrore të fytyrës. Këshilla e vetme është t’i përmbaheni versioneve më të gjata, të paktën mbi vijën e buzës dhe të mos prisni drejt, por t’i mbani ato të buta.

Bob me gjatësi të mesme

Bob asimetrik

Fytyrë në formë zemre

Meqenëse fytyra në formë zemre karakterizohet nga një ballë më e lartë dhe mollëza të theksuara, të gjitha variantet me ndarje të thellë, si dhe teksturë, janë të domosdoshme.

Shaggy lob

shutterstock

Lob me teksturë

Ndarje e thellë dhe më e gjatë nga njëra anë

Bob me onde me gjatësi të mesme

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Xhinset e gjera të Jennifer Lopez duken si tuta tepër të lezetshme

Xhinset e gjera të Jennifer Lopez duken si tuta tepër të lezetshme

Moda
Gisele Bündchen flet për mendimet e vetëvrasjes në kulmin e karrierës: ‘Ndihesha e mbytur’

Gisele Bündchen flet për mendimet e vetëvrasjes në kulmin e karrierës: ‘Ndihesha e mbytur’

Psikoprofil
Gjashtë arsye ‘të fshehta’ pse barku nuk ka asnjë ndryshim edhe pas dietës apo stërvitjes

Gjashtë arsye ‘të fshehta’ pse barku nuk ka asnjë ndryshim edhe pas dietës apo stërvitjes

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Përse qentë më shumë i nuhasin femrat gjatë menstruacioneve

Përse qentë më shumë i nuhasin femrat gjatë menstruacioneve

Këshilla dhe arsye
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Zbulojeni: Ja çfarë thotë poza e preferuar në seks e të dashurit tuaj!

Zbulojeni: Ja çfarë thotë poza e preferuar në seks e të dashurit tuaj!

Në çift
Kalo në kategori