LAJMI I FUNDIT:

Cili është sekreti i modelit të flokëve të Jennifer Aniston?

Cili është sekreti i modelit të flokëve të Jennifer Aniston?

Është ideale për ato që nuk duan ndryshim

Bëhet fjalë për flokët e prerë me shtresa, të cilat për shkak të asaj mënyre të prerjes duken edhe më të harlisura dhe më luksoze dhe me sukses zbut tiparet e fytyrës dhe e bën atë të duket më e re.


Nëse jeni ndër ato që hezitoni të hiqni dorë nga flokët e gjatë, atëherë ky model flokësh është ideal edhe për ju, sepse do t’ju japë freski rinore dhe tallaze në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

Ky stilim flokësh u rri mirë të gjithave, dhe së fundmi Jennifer ka shfaqur përmirësime në flokët e saj të bukur – të ashtuquajturat balluke të papërmbajtshme që i rrinë në mënyrë të përsosur.

Ky model flokësh është një zgjidhje e shkëlqyeshme për ato gra që kanë flokë me tallaze, të cilët mund t’i stilojnë pa shumë përpjekje, por edhe nëse duan një variant më elegant, mund të korrigjojnë ato.

Jennifer zakonisht e stilon atë në dy mënyra: i bart drejt ose pak me tallaze dhe të dyja duken shkëlqyeshëm, sepse flokët e saj janë ashtu të prerë dhe formësohen lehtë, qoftë e stilizuar apo jo.

Mënyra më e mirë për ta arritur atë është ta thani ato fije pas fije, sepse në thelb nuk ka pse të duken të harlisura dhe voluminoze. Një shtypje mund të jetë gjithashtu e dobishme, por shmangni temperaturat e larta për të mos dëmtuar flokët tuaj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by goldfilms (@carpesyx)