Vonesat e paraqitjes me kohë te mjeku, mosvaksinimi kundër COVID-19 dhe mungesa e stafit shëndetësor në spitalet, sipas epidemiologut, Isuf Dedushaj janë disa prej arsyeve pse po vazhdon të ketë numër të lartë të vdekjeve në Kosovë nga coronavirusi.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Dedushaj thotë se të infektuarit me coronavirus duhet të paraqiten me kohë te mjeku, pasi në të kundërtën, pasojat mund të jenë shumë të rënda.
“Vetëm kur ata (pacientët) kanë nevojë për oksigjen ose iu rëndohet shumë gjendja, në shumicën e rasteve kërkojnë ndihmë mjekësore. Mandej, oksigjeni në gjak iu bie shumë dhe gjendja e tyre keqësohet për së tepërmi. Por, (arsye tjetër) është edhe numri i vogël i ekipeve mjekësore”, thotë epidemiologu Dedushaj.
“Në trajtimin e të sëmurëve është dashur që një motër mjekësore të jetë të paktën 24 orë pranë çdo pacienti, në rastet kur pacientët janë me oksigjeno-terapi. Edhe arsye tjetër është që nuk janë të vaksinuar. Njerëzit që janë të vaksinuar nuk vdesin”, shton ai.
Mbi 250 vdekje për dhjetë ditë
Në dhjetë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 254 raste të vdekjes.
Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 10 shtator, Kosova ka regjistruar rreth 155,995 mijë raste me coronavirus dhe 2,788 viktima.
Për drejtorin e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, arsyeja kryesore se pse pacientët me COVID-19 po vdesin, është numri i lartë i të infektuarve dhe mosvaksinimi.
“Afër 99 për qind janë të pavaksinuar, pra pjesa dërmuese janë të pavaksinuar. Kemi raste të shumta. Një e treta e pacientëve që kanë ardhur për një vit e gjysmë, na kanë ardhur për dy javë. Ka numër të madh të infektimeve dhe niveli i trajtimit tani është shumë i lartë”, thotë Vishaj për Radion Evropa e Lirë.
Deri më 10 shtator, në Kosovë janë administruar një milion vaksina. Me të dy dozat e vaksinës, janë vaksinuar 351,475 qytetarë.
Teoritë konspirative frikësuan njerëzit që të vaksinohen
Ndërkaq, epidemiologia Teuta Fejza, drejtoreshë e Institutit të Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, thotë se propaganda kundër vaksinave ka bërë që shumë qytetarë të hezitojnë që të vaksinohen kundër coronavirusit.
“Këto konspiracione në rrjetet sociale e kanë bërë të veten dhe kjo mendoj se është duke ndikuar (në mosvaksinim). Përndryshe, qytetarët nuk kanë arsye që të hezitojnë që të vaksinohen. Ne kemi dhënë rekomandimet që duhet për të gjitha grupmoshat që duhet të vaksinohen. Vaksinimi parandalon vdekjen”, thotë ajo.
Fejza thotë se institucionet kanë bërë mjaftueshëm fushatë për vaksinim, por sipas saj “nuk ka asnjë dilemë që thirrjet janë neglizhuar”.
“Prapë po them se për mosvaksinim askush nuk është fajtorë, as Ministria (e Shëndetësisë) e as Instituti (Kombëtar i Shëndetësisë Publike). Fajtorë janë konsipracionet e ndryshme. Çështja e vaksinimit nuk është neglizhuar nga institucionet dhe nuk mendoj se është bërë pak fushatë për vaksinim”, thotë Fejza.
Për shkak të kalimit të afatit të qëndrueshmërisë, Kosova pritet që të asgjësojë mbi 133,000 doza të vaksinës të kompanisë farmaceutike, AstraZeneca. Këto vaksina ishin në kuadër të një donacioni të Mbretërisë së Norvegjisë.
Lidhur me asgjësimin e këtyre dozave, epidemiologu Dedushaj thotë se nuk mund të fajësohen institucionet, pasi që sipas tij, që nga fillimi është ditur se pasur afat të gjatë të qëndrueshmërisë dhe nuk ka mundur që të bëhet më shumë në atë drejtim.
“Është jokompetente që është bërë një fushatë joparimore, që e kemi paguar shtrenjtë, kurse vaksinat vetë kanë pasur një afat të shkurtër”, thotë ai.
Kosova, përveç se ka blerë 1.2 milion doza të vaksinës së kompanisë Pfizer, po ashtu ka pranuar një sërë donacionesh. Donacioni i fundit, dhe më i madhi, erdhi më 6 shtator. Shtetet e Bashkuara, përmes mekanizmit COVAX, dërguan në Kosovë 556.920 doza të Pfizerit.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm mëton të blejë edhe një milion doza nga kompania Pfizer.
Në Kosovë lejohen që të vaksinuar të gjithë personat mbi 16 vjeç. Ndërkaq, grupmosha 12-15 vjeç lejohet vetëm nëse ka rekomandim nga mjeku. Aktualisht, në Kosovë përdoren dy lloje të vaksinave ajo e AstraZenecas dhe e Pfizerit.
Kosova, që prej muajit gusht, është përballur me rritje të rasteve me koronavirus dhe të vdekjeve. Aktualisht raste aktive janë rreth 20,000.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës