LAJMI I FUNDIT:

Cilës më shumë i përshtatet? Lopez dhe Gigi në të njëjtin seksi kombinezon

Cilës më shumë i përshtatet? Lopez dhe Gigi në të njëjtin seksi kombinezon

Kur u shfaq Jennifer Lopez në shoun e Jimmy Kimmel e veshur me kombinezon ngjyrë ari me nënshkrimin e Michael Kors, menjëherë e vërejtëm që stili identik ka pasur edhe Gigi Hadid, kur është shfaqur në shoqëri po të këtij kreatori.

Cilës i përshtatet më mirë, vlerësoni vetë, transmeton Telegrafi.

jennifer-lopez-und-gigi-hadid-in-michael-kors

Kombinezoni i vizëllueshëm i inspiruar nga moda e viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, në tërësi është i mbuluar me perishane ari, ndërkaq këmbët në formë zileje shkëlqyeshëm u përshtaten figurave të skalitura të Jenniferit dhe Gigit.

Edhe pse kombinezoni është i njëjtë, secila nga ato e ka stilizuar në mënyrën e vet.

Lopez ka vënë kollan të hollë i cili ka theksuar belin e saj dhe ka vënë vëthë të mëdhenj të artë, ndërkaq Gigi stilin e ka plotësuar me stolitë Svarovski dhe me çantën në formë zarfi. /Telegrafi/