Një ngjyrë shmangeni me çdo kusht, do t’ju zbulojë çdo të metë në fytyrë
Me kalimin e moshës, toni i lëkurës ndryshon, që do të thotë se ngjyrat që dikur na dukeshin rinore mund të jenë shumë më pak efektive sapo të festojmë 50-vjetorin.
Prandaj është e rëndësishme të provohen sa më shumë nuanca të ndryshme për të zgjedhur ato që e bëjnë fytyrën të duket më e freskët dhe e mirëmbajtur. Zgjedhja e ngjyrës së duhur të veshjes mund të bëjë mrekulli dhe të ketë edhe efekt kundër plakjes, nuk duhet të jetë vetëm diktat mode. Bluja e errët dhe gri e errët janë klasike të përjetshme që i përshtaten çdo moshe dhe forme trupi dhe, në kombinim me një makijazh të theksuar, japin një dozë sofistikimi.
Jeshilja ulliri dhe nuancat e ndryshme të blusë, nga tirkizi deri te bluja e zbehtë, gjithmonë lënë përshtypjen e një zgjedhjeje elegante dhe të gjithanshme. Nga ana tjetër, rozë e butë dhe bezha e çelur mund të ngrenë gjithë paraqitjen, t’i japin ngrohtësi dhe një shkëlqim të lehtë, por të dukshëm fytyrës.
Pyetja se si ngjyrat ndikojnë në ten është thelbësore në këto zgjedhje. Mos e nënvlerësoni efektin e ngjyrave si koralja apo terakota – ato mund të theksojnë ngrohtësinë, ndërsa kombinimi i blusë së errët me rozën pastel u përshtatet veçanërisht atyre me nëntonin të ftohtë të lëkurës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ka nuanca që nuk rekomandohen pas të pesëdhjetave. Blogerja Margaret Mening thekson se me kalimin e kohës lëkura bëhet më e kuqe për shkak të enëve të gjakut më të theksuara, ndaj disa ngjyra mund të duken të papërshtatshme.
Ajo tërheq vëmendjen për kujdes me të kuqen e konsideron si një nga nuancat më të vështira për gratë mbi 50 vjeç, sepse lehtësisht e bën tenin të duket i pabarabartë. E njëjta gjë vlen edhe për tonet pastel: shpesh janë shumë “të zbehta” dhe përzihen me lëkurën. Në vend të tyre, Mening këshillon që të zgjidhen pjesë bazike më të errëta, si e zeza, bluja e errët apo ngjyra burgundi, të cilat jo vetëm që i përshtaten figurës, por edhe theksojnë seriozitetin dhe elegancën pa kontraste të padëshiruara.
Shtimi i ngjyrave përmes aksesorëve mund të freskojë stilin, por me të kuqen dhe tonet pastel duhet të jeni shumë të kujdesshme.
Pra, zgjedhja e duhur e ngjyrës së veshjes pas të pesëdhjetave duhet të jetë më shumë se thjesht estetikë, ajo mund ta ngrejë në mënyrë delikate, por të fuqishme, të gjithë paraqitjen dhe të sjellë një notë elegance dhe freskie rinore. Lexoni gjithashtu si të bëhet flokët të duken më të plota dhe më të dendura, ndërsa në galeri shikoni kostumet e banjës më moderne për këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Partneri i gabuar? Ja si ta kuptoni që në takimet e para

Bëhuni një ikonë e stilit me fustanet 'La Belleza' nga Fortesa Çurdina

Nëse bëni këto dy gabime gjatë grimit, do të dukeni më e vjetër

Flini para kësaj ore nëse doni të mbeteni shtatzënë

Kur ai nuk mundet: Si ta ndihmosh me dashuri, pa panik dhe pa faj

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë