LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë sfidat e anëtarësimit të Kosovës në NATO?

Cilat janë sfidat e anëtarësimit të Kosovës në NATO?

“Kosova në NATO”, një slogan që bën thirrje për anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në Aleancën Veriatlantike, është përhapur në rrjete sociale, që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, që ka nxitur edhe shqetësimet për mundësinë e destabilizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Autoritetet më të larta të Kosovës dhe partitë politike po kërkojnë nga faktorët ndërkombëtarë që të mbështesin Kosovën në përshpejtimin e anëtarësimit të saj në NATO.


Të martën, presidenti turk Recep Tatyip Erdogan, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Turqia do të ndërmarrë hapa, sikurse në rastin e njohjes edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha mbrëmë se ministria e Jashtme e Serbisë ka përgatitur një notë proteste, pas komenteve të presidentit turk.

Rreth 3 mijë e 800 trupa të KFOR-it kujdesen aktualisht për sigurinë në Kosovë.

Por, cilat janë kriteret për anëtarësim në NATO?

Zëdhënësja e NATO-s, Daniele Riggio, tha se kriteret për anëtarësimin në NATO janë të përfshira në Nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit, ku theksohet se “palët, me marrëveshje të njëzëshme, mund të ftojnë çdo shtet tjetër evropian që është në gjendje të çojë përpara parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut për t’u anëtarësuar në këtë Traktat”.

Por cilat janë pengesat e Kosovës për anëtarësim në NATO?

“Pengesa më e madhe është fakti që NATO-ja edhe më tutje ka një qasje neutrale nëse jo edhe pasive në raporte formale sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, për faktin që katër shtete të NATO-s edhe më tutje nuk e njohin Kosovën dhe për të qenë anëtare e NATO-s duhet domosdo me pas konsensus të plotë, të paktën mos të ketë vota kundër”, thotë për Zërin e Amerikës, drejtori i Qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, Mentor Vrajolli.

Vrajolli thotë se kohët e fundit ka tendenca që Rusia përmes aleatëve të saj në Ballkanin Perëndimor të nxisë destabilizim.

“NATO duhet të jetë syhapur dhe t’u hap rrugën këtyre vendeve tjera të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, që të jenë pjesë e NATO-s me qëllim që të sigurohet që këto tendenca me domosdoshmëri kanë me rezultu me tendenca të dështueme”, tha ai.

Qeveria e Kosovës themeloi të martën “Fondin e Sigurisë”, për pranimin e donacioneve dhe kontributeve të diasporës dhe qytetarëve të Kosovës, që do të përdoren në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë shtetërore, infrastrukturën e sigurisë dhe menaxhimin e katastrofave natyrore.

Vrajolli thotë se kjo nismë është e mirë por sipas tij një formë më e mirë për forcimin e sektorit të mbrojtjes është përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Ka partner të cilët janë të interesuar që forcojnë strukturat vendore për shkak se Ukraina po tregon që është më ekonomike për intervenim ndërkombëtar në qoftë se i jep mbështetje forcave vendore se sa që të pritet që komuniteti ndërkombëtar të intervenojë”, tha ai.

Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke bashkëpunuar me aleatët perëndimorë për të kundërshtuar agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe për t’u përballur me ndikimet e mundshme në rajonin e Ballkanit. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori