LAJMI I FUNDIT:

Cila nuancë e buzëkuqit është më e mirë për gratë me sy kafe?

Cila nuancë e buzëkuqit është më e mirë për gratë me sy kafe?

Nuk mund të gaboni me këto nuanca

Pavarësisht nëse keni një sistem të rregullt grimi ose ju pëlqen të eksperimentoni, është e rëndësishme të dini se cilat nuanca nxjerrin në pah më të mirën te ju.


Gjëja kryesore është të zgjidhni tonet që tashmë mund të shihen në sytë ose flokët tuaj.

Gratë me sy kafe kanë në dispozicion një gamë veçanërisht të gjerë buzëkuqësh, sepse e kafeja është një përzierje e të tri ngjyrave bazë.

Një shumëllojshmëri e gjerë nuancash shkojnë mirë me sytë kafe, dhe më shpesh përdoren ngjyrat e kumbullës, mjedrës ose rozës së errët. Këto janë ngjyra të forta që krijojnë një ekuilibër të mirë, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të bëni një kontrast të fortë, zgjidhni buzëkuqin e kuq rubin. Në këtë rast, grimoni sytë me hije neutrale – ngjyra e artë, shampanje, bronzi ose e zezë janë opsione të mira.

Shutterstock

Buzëkuqi koral është një opsion pak më i guximshëm, por edhe nëse sytë janë të grimuar me hije kafe, do të keni një dukje elegante.

Për më tepër, provoni të përsërisni një nuancë korale në sy dhe faqe.

Nëse ju pëlqen një pamje natyrale, provoni patjetër një buzëkuq rozë të zbehtë. Për një nuancë të ftohtë të lëkurës, duhet të merrni një ngjyrë rozë me gjurmë vjollce, ndërsa një nënton të ngrohtë do të duket më mirë me një nuancë të ngjashme rozë.

Në fund, buzëkuqi “nude” i shkon të gjithëve, madje edhe zonjave me sy kafe. Për një pamje natyrale, grimoni sytë me nuancat e bakrit dhe floririt dhe nëse dëshironi një imazh si nga pista, provoni hije të forta si jargavani apo bruz, si dhe ‘ajlajner’ në të njëjtat ngjyra. /Telegrafi/