Padyshim se për shumë nga ju kjo situatë është e njohur: personi të cilin e shihni kur jeni para pasqyrës nuk duket aspak njëjtë me personin që e shihni në fotografitë tuaja.
Është sikur kamera ta ketë filtruar imazhin në mënyrë radikale. Ose, mos duhet fajësuar pasqyrën? – transmeton Telegrafi.
Cila mendoni se e shfaq më së miri mënyrën se si dukemi edhe në jetën reale: pasqyra apo fotografia? Dhe përse mendoni se në të dyja këto dukemi më ndryshe?
Aspekti psikologjik
Ne kemi tendenca ta shikojmë veten në pasqyre kryesisht kur jemi në shtëpi – ambient ku ndjehemi më të lirë dhe më të relaksuar. Ndërsa, sa i përket fotografive, zakonisht i bëjmë kur jemi më të tensionuar dhe të papërgatitur. Kjo është arsyeja se përse ndonjëherë para se të shkojmë në ndonjë festë dukemi të pa rezistueshëm. Ndërsa ditën tjetër, kur e shikojmë veten në fotografitë e festës, papritmas vërejmë diçka krejt të kundërt me atë.
Këndi…
Fakti më i thjesht është se fytyrat tona nuk janë simetrike. Kjo është e vërtetë për gjithsecilin – më shumë për disa, e më pak për tjerët. Dhe aty shtrihet shkaktari i krejt konfuzitetit. Çdo mëngjes, kur e shikojmë veten në pasqyre, ne qëndrojmë në të njëjtin vend, duke e parë veten nga një perspektivë e njohur. Si rezultat i kësaj, ne mësohemi ta shikojmë fytyrën tonë nga një kënd i veçantë. Por, kur vjen puna te fotografitë, jo gjithherë e dini se si, kur dhe nga cili kënd do të bëhet shkrepja e fotos, transmeton Telegrafi.
Balancimi i së bardhës
Çdo lloj i ndriçimit e ka temperaturën e vet. Por, kur shikojmë në pasqyre, ne nuk e regjistrojmë këtë diversitet të temperaturës. Kjo është sepse truri jonë – i cili është një “superkompjuter” – automatikisht i barazon dallimet dhe na “shfaq” çehren e fytyrës me të cilën jemi mësuar. Në anën tjetër, fotografia e kap ndriçimin siç është, bashkë me të gjitha dallimet e temperaturës. Kur shikojmë në pasqyre – edhe nëse ndriçimi vjen nga lloj-lloj burimesh, me shumë ngjyra dhe suaza që kërcejnë në fytyrën tonë – ne prapëseprapë e shohim veten tonë. Ndërsa, fotografitë mund të shkaktojnë që ne t’i shohim disa karakteristika në një ambient ndriçimi.
Përqendrimi në objektet individuale
Mos harroni se kur e shikojmë veten në pasqyre, ne zakonisht përqendrohemi në një pjesë të veçantë të reflektimit tonë dhe nuk e shohim imazhin në tërësi. Por, kur shikojmë një fotografi, ne çdo gjë e perceptojmë më ndryshe dhe vërejmë gjëra që më herët janë dukur të parëndësishme (p.sh., qëndrimi i keq, duart e pozicionuara në mënyrë të çuditshme etj.)
“Pasqyrimi”
Në pasqyre, ne e shohim një version të “pasqyruar” të vetes sonë, dhe kjo përfundimisht e formon perceptimin se si dukemi. Në anën tjetër, fotografitë na portretizojnë në mënyrën se si na shikojnë tjerët – perspektivë e pazakonshme që mund të shkaktojë shumë befasi.
Nga kjo mund të vijmë në përfundimin se vetëm fotografitë mund të na japin informacione objektive rreth pamjes sonë fizike. Por, nëse nuk dukeni gjithmonë mirë në fotografi, kjo nuk duhet të jetë arsye për t’u zemëruar. Ndoshta e keni shkrepur fotografinë në moment të gabuar, keni stres të tepërt etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit