CIES publikon vlerat e 20 portierëve më të vlefshëm në botë: Ederson i pari, Strakosha ndër më të mirët

Pas ndryshimit të vlerave në tregun e transferimeve pas pandemisë së coronavirusit, CIES ka publikuar gjithashtu edhe vlerat e portierëve më të mirë.
Një listë e portierëve më të mirë të planetit përdoret një algoritmi që merr parasysh faktorë të ndryshëm, duke nisur nga pritjet, mosha dhe klubi ku luan.
Në vendin e parë si portieri më i vlefshëm është Ederson, portieri i Manchester Cityt, vlera e të cilit vlerësohet 86.8 milionë euro.
Në podium, së bashku me të, janë Alisson (Liverpool, 84.2 milionë euro) dhe Kepa i Chelseat (76.4 milionë euro).
Në top 10 janë vetëm dy poritierë të Serie A: Pau Lopez i Romës (vendi i 9-të) dhe Meret i Napolit (i 10-ti).
Në mesin e 20-të më të mirëve është edhe Thomas Strakosha që zë vendin e 16-të me vlerë prej 23 milionë euro.
20 - NEUER (Bayern Munich, 19.1 milionë euro)






























































