Në përfundim të javës për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, “Bashkë Rritemi”, u përurua Qendra Mbështetëse për strehim familjar - një iniciativë e krijuar me ndihmën e Ciao Berto.

Kjo qendër, e cila do të funksionoje në kuadër të Programit për informim, zhvillim dhe edukim të prindërve strehues dhe adoptues, është një hap i rëndësishëm për të siguruar mbështetje dhe ndihmë për familjet që kanë zgjedhur të pranojnë fëmijët në nevojë. 


e634c4f1 8ce4 4a5b a98a 9cd39d5a3a1dProgrami ka filluar të zbatohet për herë të parë në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në 2021, me qëllim të fuqizimit të sistemit të strehimit familjar përmes zhvillimit të Metodologjisë PRIDE në Kosovë.

Ciao Berto ka qenë i gatshëm të ofrojë ndihmën e tyre të vazhdueshme në këtë çështje, duke konfirmuar angazhimin e tyre ndaj komunitetit dhe kujdesit për fëmijët në nevojë. 

32114c59 0924 4ea6 842d d120e5efd5f2Por, kontributi i tyre nuk do të ishte i mundur pa SOS Fshatrat e Kosovës. Ciao Berto dëshiron të shprehë mirënjohje të thella ndaj ekipit të SOS Fshatrave për mundësinë që i kanë dhënë për të ndihmuar.

Duke u përkushtuar në mbështetjen e fëmijëve në nevojë, Ciao Berto është i nderuar për mundësinë e bashkëpunimit me  SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. 

a27464f5 5b6c 4c7e a590 76d4b22f3985

c4507544 c670 422d ba43 becb5742d49d