Intervista e Irakli Koçollarit, ish-kryetar i SHIK-ut për emisionin “Debati në Channel One”. Studimi i ish-kreut të SHIK: “Përse dështoi shërbimi sekret amerikan gjatë Luftës së Ftohtë në vendin tonë. CIA vrau në Shqipëri mbi 1 mijë persona në operacionet 1948-1956″.
Intervista
Zoti Koçollari, më ndjeni të them se teoria juaj se shërbimet sekrete të huaja në Shqipëri kanë dështuar për shkak të shqiptarëve, nuk më ka mbushur ndonjëherë mendjen plotësisht.
Është normale të tundohesh dhe të ruash këtë mendim. Hamendësitë e kanë një bazë, por unë do të doja të thoja që operacionet e tyre kanë dështuar këtu. Tani jemi përpara një kohe tjetër dhe kemi edhe gjëra të tjera, të cilat fatmirësisht mbështesin konkluzionin tim që dështimi nuk ka qenë për shkak të rusëve.
Po të kujt?
Merita i takon vetëm specialistëve të shërbimit sekret shqiptar. Njeriu i parë që shkroi për këto operacione të organizuara nga CIA, bashkë me të cilën ka qenë shërbimi sekret britanik, shërbimi sekret jugosllav, (të dihet mirë) dhe shërbimi sekrete grek. Natyrisht kanë qenë edhe italianët bashkëpunëtorë të këtij plani.
Duhet kuptuar një gjë që ata nuk do të vinin vetëm nga ajri dhe ju duhej edhe mbështetja e grekëve, përmes territoreve të tyre.
I pari njeri që shkroi për këto operacione, të cilat e kanë marrë certifikimin që kanë dështuar përpara shqiptarëve, është Nikola Batul, në një botim në vitet ’80, “The great betrayal”.
Ai është i pari që ka thënë se dështuan dhe gjithçka ka qenë në heshtje për këto operacione.
Ka një ligj që quhet FOIA, që detyron vendet të deklasifikojnë mbas 30 vjetëve dokumentacionin e mbajtur sekret.
Çuditërisht këto operacione janë mbajtur sekret duke shkelur edhe këtë ligj dhe pyetja që shtrohet është “Pse pikërisht ky ligj nuk u respektua?” Natyrisht ka shumë arsye, të cilat thuhen tanimë.
Ai thotë se jo vetëm dështuan, por duhet kuptuar që dështimi nuk lidhet vetëm me filmin, por me shërbimin shqiptar të sigurisë.
Tani jemi në një stad tjetër. Pas tij ka edhe shumë autorë të tjerë që flasin për këto operacione. Por ajo që është me shumë rëndësi është deklasifikimi i materialeve.
Dokumentet fillojnë që me planin e parë të hartuar për vendimin e marrë për operacione kundër Shqipërisë dhe plani për mua është një plan për t’u admiruar.
Pasi bëri një analizë të situatës dhe si e vlerësojnë amerikanët Shqipërinë, autori përcakton në mënyrë konkrete, në një plan prej 97 faqesh, në vitin 1949. Plani i parë i cili i hap rrugë ndryshimeve është miratuar.
Hartuesi është Frenk Wizner, një nga kuadrot e CIA-s, i cili ka vdekur herët për shkak të një sëmundjeje. I biri i tij është rikthyer në politikë dhe i është rikthyer temës së shqiptarëve.
Frenk Wizner Junior ka qenë ambasador në Kosovë dhe shumë pozitiv në çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Dhe çfarë synonte ky plan?
Plani e thotë hapur. Përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e një qeverie pro perëndimore, pro amerikane.
E kishin menduar edhe kë do të vinin?
Kjo është herët.
Si do të realizohej?
Përmes operacioneve sekrete dhe luftës së ftohtë. Duke krijuar baza, rekrutuar njerëz, të cilët do të krijonin terrenin e duhur.
Në letër thatë se plani ishte i mirë. Po në zbatim?
Ata kanë hyrë, kanë kryer veprime spiunazhi, por ka edhe nga ata që janë kapur dhe janë shtënë në kurthe, ndër agjentët më të aftë të amerikanëve.
Pse dështoi, çfarë ndodhi?
Ka një sërë arsyesh.
E para, ata që erdhën i takonin një kontigjenti njerëzor që ishin kolaboracionistë, ishin larguar bashkë me pushtuesit. Një pjesë e tyre u gjykuan për krime lufte, opinioni i njihte si të tillë.
E dyta, e vërteta është që terreni nuk njihej si duhej. Operacionet filluan në vitet ‘50, nga 44 kishin kaluar disa vite, ndërkohë këtu ishin ngritur institucione që kishin marrë masa për të parandaluar veprimet dhe kishin një lloj eksperience.
Heronjtë cilët ishin, oficerët e sigurimit, kufitarët që mbronin regjimin komunist, apo diversantët që donin të rrëzonin atë regjim?
Amerikanët por edhe shërbimet e tjera që kanë organizuar këto operacione shprehen që veprimet nuk janë ligjitime. Në analizën e dokumenteve bëhet e qartë ç’ishte e ligjshme dhe ç’ishte e paligjshme.
Amerikanët i qëndruan konsekuentë mendimeve të tyre, për rrëzim të regjimit komunist, por kurrë për copëtim të Shqipërisë – si grekët e jugosllavët.
Ata ishin për një Shqipëri sovrane, por me një qeveri pro perëndimore. Ndërsa për herë të parë gjejmë plane për ndërhyrje ushtarake nga jugosllavët dhe amerikanët kanë ndërhyrë me deklaratë të pashpallur publikisht, që vërtetë ne po bëjmë këto operacione, por ne nuk do të lejojmë askënd të cenojë sovranitetin e këtij vendi.
Pse të mos themi që kjo përçarje është arsyeja e dështimit?
Jo.
Luan Bobrati, Hekuran Bobrati, Hasim Aliko. Si dalin këta personazhe në këndvështrimin tuaj, sipas studimeve? Pse ju i vlerësoni këta shqiptarë?
Këtu ka përballje të intelektualëve të fushave të inteligjencës, për të arritur një synim të caktuar politik dhe ka një plan që bëhet për të arritur objektin dhe një kundër plan për ta penguar.
Këtu përballen 2 grupe. Këta njerëz përballuan luftën e ftohtë dhe për dështimin e operacioneve, meritën e kanë këta njerëz. Ka edhe të tjerë që nuk njihen, si Pilo Shanto, një nga punonjësit e inteligjencës së asaj kohe.
Sa të vrarë pati kjo luftë? Të gjithë shqiptarë ishin?
Po, nga ato që di unë, nga grupet e dërguara nga CIA dhe shërbimet e tjera janë rreth 300 të kapur dhe të vrarë, ndërsa, këta njerëz vranë roje në kufij, njerëz të pafajshëm, i kalon mbi njëmijë të vrarë.
Në cilat vite saktësisht?
Ka filluar në vitet ‘48 dhe ka përfunduar në ‘56.
Sipas jush, a e shfrytëzoi partia gjithë këtë, sapo morën pushtetin?
U shfrytëzua patjetër edhe nga propaganda. Ka një gjë të çuditshme që e thonë dokumentet amerikane dhe të tjera, sepse ata e kanë parashikuar që do të ketë një propagandë, prandaj në dërgimin e gjithë grupeve është bërë kujdes i madh, që të mos dalin në mënyrë të drejtpërdrejtë, që është dora e shërbimeve sekrete perëndimore, por janë organizime të vetë shqiptarëve në perëndim.
Në takimet tuaja me personalitete të rëndësishme të CIA-s e të tjerë, a është prekur ndonjëherë kjo temë?
Së fundmi institucionalisht, gjithnjë e më shumë ata pranojnë që dështimi ka ardhur nga shqiptarët. /Kohajonë/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore
BDI: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë me urgjencë ndaj rrezikut që i kanoset Marrëveshjes së Ohrit nga kjo qeveri
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime
Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën