LAJMI I FUNDIT:

CIA u kërkon rusëve të frustruar nga lufta të ndajnë informacione kundër Rusisë

CIA u kërkon rusëve të frustruar nga lufta të ndajnë informacione kundër Rusisë

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-së (CIA) ka publikuar një video që përmban udhëzime për rusët e zhgënjyer ose të zemëruar me luftën e Kremlinit kundër Ukrainës dhe jetën nën presidentin Vladimir Putin, se si të ndajnë informacione të vlefshme me inteligjencën amerikane në mënyrë anonime dhe të sigurt.

Videoja e shkurtër nga shërbimi më i lartë i inteligjencës amerikane tregon një zyrtar rus dhe familjen e tij, që duket se kanë një jetë të vështirë, dhe pyesin nëse kjo përputhet me ëndrrat e tyre.


“CIA dëshiron të dijë të vërtetën për Rusinë dhe ne po kërkojmë njerëz të besueshëm që mund të na thonë këtë të vërtetë”, thuhet në video.

“Informacioni juaj mund të jetë më i vlefshëm sesa mendoni”.

Videoja është shpërndarë edhe në rrjete tjera sociale, duke përfshirë YouTube, Twitter, Instagram dhe Facebook.

Agjencia amerikane shprehu shpresën e saj për të vendosur kontakte me njerëzit që punojnë në shërbimet e inteligjencës, diplomacisë, shkencës dhe teknologjisë dhe tha se është e interesuar për të gjitha llojet e informatave, përfshirë ato politike dhe ekonomike.

Agjencia shpreson t’i bindë personat që janë të pakënaqur ose që e vënë në dyshim pushtimin e Ukrianës nga vendi tyre, që të ndajnë me të informacionet që mund t’i kenë.

“Qëllimi ynë është t’u ofrojmë atyre mjetet më të sigurta të mundshme për të na kontaktuar”, tha një përfaqësues i agjencisë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori