LAJMI I FUNDIT:

Chrissy Teigen debuton një ngjyrë plotësisht ndryshe të flokëve

Chrissy Teigen debuton një ngjyrë plotësisht ndryshe të flokëve

Chrissy Teigen vendosi një paruke me ngjyrë gri argjendi gjatë fundjavës, duke e quajtur atë me shaka “flokët e saj të krizës së moshës së mesme” në një postim në Instagram.

Autorja e librit të gatimit, 35 vjeç, largoi flokët e saj brune për një bashkpunim me komedianin Sebastian Maniscalco, dhe të gjithë pamjen e kompletoi me një bluzë të bardhë dhe pantallona lëkure të zeza.


“Ky njeri, një nga njerëzit më qesharakë që kam takuar ndonjëherë, nuk tha asnjë fjalë në lidhje me flokët gjatë tërë regjistrimit”, shkroi Teigen.


Ylli së pari ndau dy video të pamjes së saj të akullt, me titullin “më beso se është mosha ime e mesme”.


Ndryshe modelja e njohur së fundmi ka deklaruar se është larguar në rrjeti social Twitter si pasojë e negativitetit të madh që po merr. /Telegrafi/