LAJMI I FUNDIT:

Chris Hemsworth ndan detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore, përdor terapinë me qeliza staminale

Chris Hemsworth ndan detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore, përdor terapinë me qeliza staminale
Foto: EPA-EFE

Chris Hemsworth, aktori dhe ylli i njohur i filmit “Thor”, së fundmi ka ndarë informacione për shëndetin e tij.

Përkatësisht, ylli i Thor bashkëpunon me doktor Adeel Khan, një lider botëror në mjekësinë rigjeneruese dhe terapinë e qelizave staminale, shkruan Daily Mail.

Chris Hemsworth mësoi gjatë xhirimeve të një episodi të serialit “Limitless” se për shkak të kombinimit të gjeneve, ai ka pothuajse 10 herë më shumë shanse për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.


Tani duket se ai po përballet me këto sfida me ndihmën e doktor Adeel Khan, një personalitet me famë botërore në fushën e mjekësisë rigjeneruese dhe terapisë me qeliza staminale.

“Fakti që Dr. Khan punon drejtpërdrejt me profesoreshën Mari Dezawa, e cila ishte pioniere në kërkimin e këtyre qelizave, më bindi se isha në duart e dikujt në krye të mjekësisë rigjeneruese”, shtoi aktori.
Në foto, Chris dukej shumë më mirë teksa pozonte me pantallona të zeza dhe një këmishë sportive të gjerë përkrah Dr Khan.

Ky mjek i njohur, i cili ka punuar me shumë të famshëm, duke përfshirë Zac Efron dhe Justin Baldoni, është i specializuar në terapi me qeliza staminale që premtojnë zgjidhje novatore për problemet shëndetësore.

Kujtojmë se Chris deklaroi në vitin 2022 se karriera e tij mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e tij. Me atë rast, ai mësoi se ka dy kopje të gjenit ApoE4, një nga nëna e tij dhe një nga babai i tij, gjë që e bën atë tetë deri në 10 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Diellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori