Poezi nga: Matt Borczon
P
ërktheu: Fadil Bajraj

Ti ishe
goxha i dehur
sa të më lejoje
të ngasja
automobilin tënd
ndërsa edhe unë
isha goxha i
dehur sa të
mundohesha bile edhe
pse nuk kisha
patentë
dhe ne
shkonim lakadredhas
rrugëve
të pashtruara përreth
liqenit të Edinboros
atë natë
përtej
shtëpizave verore
thua se
nuk kishim asgjë
për të humbur
ose për t’u gëzuar


ti ishe student
i degës së anglishtes
që do
të përfundonte
duke punuar
në shitjet e
kompjuterave
me sëmundjen e
Parkinsonit
duke shkruar këngë
që askush nuk do
t’i këndonte
kurrë ndërsa
unë isha student
i degës së Arteve
që do të
mbështjellja
trungjet e ushtarëve në
Afganistan
por atë natë
ne ishim
sall dy
idiotë të dehur
të kolegjit

nuk na ndiente
nëse a
do të jetonim a
vdisnim
para se jeta
të na tregonte
se edhe ashtu nuk kishte
rëndësi fare