LAJMI I FUNDIT:

Chelsea fiton pastër dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Chelsea fiton pastër dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Chelsea është skuadra e radhës që ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra londineze ka arritur të shënoj fitore të pastër 2-0 ndaj Atletico Madridit në Stamford Bridges.

Mysafirët e nisën vrullshëm takimin duke krijuar disa raste shënimi me Llorenten, Suarez, Joao Felix e Carrasco, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.


Në minutën e 34-të vendasit arritën të shënonin golin e epërsisë pas një kundërzbritje të shpejtë.

Timo Werner asistoi bukur te marokeni Hakim Ziyech i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Timo Werner lëshoi një rast të artë shënimi, kur goditja e tij u prit për mrekulli nga Jan Oblak.

Chelsea krijoi më shumë raste shënimi në pjesën e dytë, megjithatë nuk arriti të shënonte më gola deri në minutën e fundit.

Ishte mintua e 94-të e ndeshjes, kur i inkuadruari në lojë, Emerson Palmieri realizoi për rezultatin përfundimtar.

Kësisoj ndeshja u mbyll me fitoren e Chelseat 2-0, fitore që i dërgon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve.

Kujtojmë që ndeshjen e parë londinezën e fituan me rezultat minimal 0-1 falë golit nga Olivier Giroud. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori